Lezhë, zjarr në një kantier ndërtimi

Një zjarr i fuqishëm ka rënë në një pikë të prodhimit të inerteve në Lezhë, 8 kilometër në dalje të qytetit. Zjarri i fuqishëm ka rënë rreth orës 22:10 dhe ka përfshirë të paktën pesë betoniere, si edhe disa magazina të lëndëve të ndërtimit. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar dy zjarrfikëse si edhe forca të shumta të policisë së Lezhës. Sipas burimeve zyrtare të policisë, as banesa më e afërt me zjarrin nuk ka rrezikuar të përfshihet nga flakët.