E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali Virgin Apeli liron dy nga te arrestuarit

Dje apeli vleresoi masen per 7 te arrestuarit ndersa per pese te tjeret masa jepet te marten


TIRANE- Gjykata e Apelit vleresoi dje masat e siguse per 7 prej 12 te arrestuarve te akuzuar si te perfshire ne skandalin e kontrabandimi te naftes Virgin duke vendosur lirimin e dy biznesmeneve. Gjykata shqyrtoi masat e arrestit te vendosura nga shkalla e pare ndaj biznesmeneve Bajram Fisheku Martin Fisheku Iljaz Fisheku Genci Premcaj Fadil Abdurrahmani dhe Reshat Aleksi.


Dje Apeli la ne burg pa afat biznesmenin Iljaz Fisheku ndersa vendoi detyrim paraqitje per biznesmenet Bajram Fisheku dhe Martin Fisheku duke ndryshuar dhe hedhur poshet vendimet e arrestit me burg pa afat nga Gjykata e Shkalles se Pare ne kryeqytet.


Me tej Gjykata e Apelit la ne burg edhe shoferet Reshat Aleks dhe Fadil Abdurrahmanin si dhe Flamur Merkajn punonjes i te njejtes kompani. Ne seancen e dy javeve me pare Gjykata e Tiranes dha per te akuzuarit vendimet e arrestit me burg apa afat.


Nderkaq Gjykata e Apelit pritet te vleresoje masat e arrestit per pese te arrestuar te tjere diten e marte me 29 mars. Te 12 keta persona u arrestuan ne baze te hetimeve disa mujore te kryera nga prokuroria e Tioranes ne baz te denoncimit te dhene nga ish- Ministri i Ekonomise Dritan Prifti.


Sipas prokurorise nga hetimet e saj ishte provuar se gjate periudhes 2007- 2009 sasi te konsiderueshme te nenproduktit te naftes bruto te perpunuar dhe te njohur si Virgin eshte hedhur ne tregun vendas duke shkaktuar deme te konsiderueshme konsumatoreve te ndryshem te karburanteve.


Nafta Virgin eshte hedhur ne treg nga kompania Euroil sh.a administrator i se ciles ishte Hajri Elezaj i cili kishte bashkepunuar me kompanine Fisheku sh.a me ortak dhe administrator shtetasin Iliaz Fisheku. Nafta Virgin shitej brenda vendit ndersa ajo ne dokumentacion pasqyohej sikur ishte eksportuar.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›