Te gjithe syte nga Merkuti
Balerini 25-vjecar Endri Shkoza bie ne sy ne shfaqjet e trupes kombetare per shkathtesine vigjilencen gjallerine qe iu jep karaktereve.
Se fundmi ne premieren Romeo dhe Zhuljeta ai shkelqeu. Me kaq pak komunikim me boten qe kane artiste si ai kush do tia shfrytezonte pasionin atij
Nje nga balerinet qe i dha qetesi ne te punuar Peter Loukanovit koreografit bullgar qe realizoi baletin Romeo dhe Zhuljeta premiere me 19-22 mars ne Teatrin e Operes dhe Baletit ishte Endri Shkoza. 25 vjec ne rolin e Merkutit sikur e kenaqte koreografin me seriozitetin dhe korrektesine ne ekzekutimin e levizjeve. Loukanov u mbajt mend nga grupi i balerineve per rigorozitetin dhe rreptesine ne menyren e te punuarit.
Po per Endrin nuk ishte mundim ti jepte jete figures hokatare te Merkutit. Gjithe energjia u perqendrua te akti i vdekjes ku heroi me shpaten e ngulur ne kraharor nga Tibaldi mizor ne rol Sokol Zhugri ishte ende ne kembe duke i qeshur turmes e hidhej sa ne krahet e vajzes se re ne rol Ledia Sula sa ne te mikut te tij Romeo ne rol Gerd Vaso Ervis Nallbani.
Endri dinte si ti fshihte hekjet e vdekjes aq sa shikuesi te mesonte se heroi nuk ka frike nga perballja me te. Atij i qeshte fytyra edhe ne keto momente dhe nuk hiqte dore lehte nga jeta. Shpata eshte e dashura ime jeta ime. Une me lufte jam mesuar me lufte do vdes vijon rrefimin ne emer te Merkutit balerini.
Saktesia ne luften me shpata levizjet e shktatheta qe i vishte natyrshem Endri personazhit e bente dylyftimin ne mbrojtje te nderit te Montageve te dukej i vertete. Shkoza ne nje bisede te sinqerte kujton realizimin e baletit kushtet ne te cilat eshte punuar qe e detyrojne ti dalin nga goja fjalet habitem sesi e kemi bere shfaqjen.
Ja cilat ishin veshtiresite Koha per pergatitjen e baletit ka qene shume e shkurter rreth dy jave dhe per kaq pak kohe ne kemi dhene maksimunimin tone. Kemi punuar paradite e pasdite.
Normalisht te vesh ne skene per dy jave nje veper si Romeo dhe Zhuljeta kerkon shume pune rrefen ai me bindjen se publiku do te shihte tjeter nivel nese baleti do te merrte ate kohe qe meriton. Nga ana tjeter do ia kishte enda te punonte me tjeter menyre te konceptuari te shfaqjes jo aq te vjeter.
Te mendosh qe jemi ne vitin 2011. Po ta shohesh Romeo dhe Zhuljeten bashkekohore eshte perle nuk e di me pelqen shume. Ne kohen qe nje balerin zgjidhet per rolin jo gjithmone ndodh qe te ndihet i qete ne nje ambient ku te pakenaqurit konkurrentet jo vetem nuk dijne te zbusin egot e tyre dhe ti rrahin shpatullat shoku-shokut por sikur e ndihmojne ne zbehjen e deshires per te punuar fort per te besuar per te guxuar.
Nuk kane qene te pakte zerat qe i kane folur ne vesh edhe Endrit me dyshimin si do ja dalesh qe nuk e kane trembur 25-vjecarin. Vetmia puna me veten kerkimi i pareshtur zhduken pesimizmin qe frenon. Jo se balerini nuk lekundej brenda vetes para dyshimeve por nuk i lejonte ta mbysnin dhe ti zbehnin besimin qe puna te tregon.
Edhe kur koha e kalonte oren 20.00 dhe akoma ishte ne sallen e provave balerinit nuk i shkonte neper mend te flinte pa pare Merkutin ate model qe koreografi kishte realizuar dikur ne nje shfaqje baleti ne Bullgari dhe Endri e kishte ne nje DVD.
Duhet te jetonte me luften e Merkutit. E keshtu per cdo rol. Kjo eshte puna e nje balerini ne Teatrin e Operes kaq e vrullshme para premierave kurse per cdo dite shkohet ne oren 9.00 dhe perfundon ne oren 12.00. Tjeter regjim do te donte balerini yne.
Mbaroj kjo shfaqje une do te doja te beheshin tri-kater dite maksimumi dhe te ishte prape ky vrull i punes. Kjo eshte e keqja ketu te ne behet nje balet qetesohet trupi muskulatura. Kur vjen shfaqja tjeter te duhet te pergatitesh nga fillimi dhe te ushtrohesh me veshtiresi. Sa me shume balete gjate sezonit edhe me mire do te ishte.
Endri Shkoza ka 7 vjet qe angazhohet ne Teatrin e Operes dhe Baletit dikur me nje rroge te ulet modeste qe nuk i dilte te perballonte shpenzimet. Tani rroga i eshte trefishuar mbi 50 mije leke dhe ai arrin te kavardiset por jo qe te thuash te besh nje jete normale.
Cila mund te quhet jeta normale per Endri Shkozen Te perballoje shpenzimet qe i tejkalojne personalet per nje djale ne moshen dhe me profesionin e tij. Faturat nje pjese te se cilave duket ti likujdoje ai ne familje. Jo te shkoj te paguaj dritat ujin korrentin telefonin te gjitha keto.
Me punen ne TKOB jo gjithcka mund te mbulohet keshtu qe i duhet te punoje dyfish sa ne pune te shtetit sa ne televizione private. Ka edhe alternativa te tjera qe balerini i ndermerr por nuk i con deri ne fund. Kursin e baletit me femije e ka nderprere se i kujtojne veten. Kam pare nenen dhe babane tim qe kane sakrifikuar per mua. Kur rritesh me ate jetesen e veshtire nuk ua merrja dot leket atyre femijeve.
Figura e nenes Dhurata Shkozes i jep force. Ajo kujdeset per deshirat e te birit si dhe per regjimin e tij. Nuk harron cdo mengjes lengun e fresket arrat me mjalt mbi komodine...
Kush eshte
Endri Shkoza ka mbaruar studimet per koreografi ne vitin 2008. Ka shtate vite qe punon ne Teatrin e Operes dhe Baletit por qe prej vitit 2003 u fut ne organiken e tij. Ka marre pjese ne shfaqjet e baletit Caro Mozart me koreografi te Tony Candeloros te Lumi i vdekur me koreografi te Agron Aliajt Coppelia dhe Arrethyesi me koreografi te Ilir Kernit Zorba me koreografi te Arjan Sukniqit dhe se fundmi te Caravaggio po me koreografi te Candeloros.
I pelqejne rolet e karakterit ka shume deshire te luaj te nje Don Kishot sidomos nese e merr ne dore nje koreograf i ri qe punon mbi koncepte moderne. Kush Nje Preljocaj. Pse jo