E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emrat e dy koalicioneve listat e PD e PS pak ore para zyrtarizimit

TIRAN - Partia Socialiste mbledh pasditen e sotme Kryesine per te vendosur zyrtarizimin e kandidaturave per zgjedhjet e ardhshme vendore qe do te zhvillohen me 8 maj.


Vetem pak dite perpara perfundimit te afatit per dorezimin e kandidaturave ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve selia roze do te mbledhe nje prej forumeve me te larta te saj per te vendosur kandidatet qe do te garojne nen siglen e koalicionit Aleanca per te Ardhmen.


Diten e djeshme kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ka zhvilluar takimet e fundit me aleatet per te vendosur perfundimisht zonat te cilat do ti lihen e tyre. Ne takime te njepasnjeshme me kryesocialistin kane zhvillua negociata kryetari i Partise Demokraciasociale Paskal Milo kryetari i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi dhe kryetari i Partise Demokristiane Nard Ndoka.


Pas pakenaqesive te lindura aleateve historike te socialisteve PDS dhe PSD per ndarjen e zonave ne te cilat do te garojne me kandidatin e propozuar prej tyre jane zhvilluar dhe bisedimet e fundit qe me sa duket kane gjetur dhe rrugen e konsensusit midis tyre.


Prej disa ditesh ne te gjitha zonat elektorale jane zhvilluar sondazhe per listen e kandidaturave qe jane propozuar nga asamblete e rretheve. Kjo rruge e zgjedhur nga socialistet per te vendosur mbi emrat e disa kandidateve per nje komune apo bashki synon qe te shmange konfliktet dhe qejfmbetjet ne te gjitha zonat.


Pas dorezimit te listes emerore nga te deleguarit e Kryesise ne mbledhjet e zhvilluara ne te gjitha zonat zgjedhore Partia Socialiste nisi nje tjeter proces per keto kandidatura. Megjithese kryetari i Partise Socialiste Edi Rama kerkoi ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare qe te sheshonin qejfmbetjet ne baze dhe Kryesia te merrte nje liste me sa me pak kandidate kjo gje nuk ndodhi.


Ndaj socialistet nisen testimin per te gjitha kandidaturat e dorezuar ne seline roze ne menyre qe perparesia te jete per ato kandidate qe kane dale me te favorizuar ne sondazhet e zhvilluara nga kompani te pavarura te kontraktuar nga Partia Socialiste.


Deri diten e djeshme drejtues socialiste ne rrethe kane pasur takime me deputetet e zones per ceshtjen e kandidaturave dhe garuesve per keshilltaret e bashkive apo romaneve.


Lista e keshilltareve jane dorezuar dje ne Kryesine e Partise Socialiste pas miratimeve qe iu eshte bere atyre nga asamblete e rretheve. Ndersa diten e sotme nje prej forumeve me te larta socialiste do te diskutoje mbi zona te cilat duhet te zgjidhen midis disa kandidateve. Per sa i perket bashkive me te medha ne vend emrat e kandidateve jane thjesht nje ceshtje zyrtarizimi pasi shumica e tyre jane drejt rikandidimit.


Duke qene se Partia Socialiste ka favorizuar personat te cilet jane aktualisht krere te qeverisjes vendore zyrtarizimi i kandidatures se tyre mbetet nje ceshtje kohe. Ndersa emrat per bashkite e tjera dhe zonat te cilat do tu lihen te lira kandidateve marrin formen zyrtare pasditen e sotme ne mbledhjen e Kryesise se Partise Socialiste.


Kandidatet e PS-se per bashkite kryesore

Bashkia Tirane Edi Rama
Bashkia Elbasan Qazim Sejdini
Bashkia Durres Vangjush Dako
Bashkia Belsh Arif Tafani
Bashkia Cerrik Lorenc Doko
Bashkia Gramsh Dritan Bici
Bashkia Peqin Bukurosh Maci
Bashkia Librazhd Kastriot Bega / Enver Koci / Mitat Bicaku
Bashkia Perrenjas Bajazit Karriqi
Bashkia Shkoder Ketir Bazdari ose kandidat i koalicionit
Bashkia Vau-Dejes Dede Dodani
Bashkia Peshkopi Ilir Vranici
Bashkia Bulqize Bukurosh Koci
Bashkia Burrel Adelina Farrici
Bashkia Ulez Drita Lala
Bashkia Berat Fadil Nasufi / Selman Hodo
Bashkia Skrapar Rezart Hoxha
Bashkia Polican Adriatik Zotkaj
Bashkia Ura-Vajgurore Syrja Ormenaj
Bashkia Fier Baftjar Zeqo
Bashkia Patos Bardhi Meli / Artan Velceni
Bashkia Roskovec Majlinda Bufi / Flamur Mato / Albert Tafa
Bashkia Lushnje Fatos Tushe / Bujar ela
Bashkia Ballsh Pajtim Ismaili
Bashkia Vlore Shpetim Gjika
Bashkia Orikum Gezim Capo
Bashkia Sarande Stefan ipa
Bashkia Delvine Dashamir Hado
Bashkia Gjirokaster Flamur Bime
Bashkia Permet Gilbert Jace / Alma Hoxha
Bashkia Kelcyre Klement Ndoni
Bashkia Lac Artur Bardhi
Bashkia Mamurras Ded Ndreca
Bashkia Milot Ilir Haxhia
Bashkia Lezhe Gjok Jaku
Bashkia Shengjin Salvator Kacaj PDK
Bashkia Korce Niko Peleshi
Bashkia Maliq Gezim Topciu / Bashkim Hazizllari
Bashkia Leskovik Sergei Peshtani
Bashkia Pogradec Artan Shkembi / Ilir Xhakolli


Pas nderprerjes se dialogut demokratet i kerkojne kreut te grupit Socialist Gramoz Ruci te ulen se bashku me 29 mars per permiresimin e Kodit

PD harron pucin fton PS-ne ne tryeze per Kodin

TIRAN - Partia Demokratike i jep fund historise se pucit dhe kerkon nga Partia Socialiste uljen ne nje tryeze te perbashket per te permiresuar Kodin Zgjedhor. Pas demonstrates se 21 janarit ku mbeten te vrare kater persona dhe u plagosen dhjetera te tjere mazhoranca nderpreu dialogun me opozites duke vene ne rendesi te pare zbardhjen e pucit te shtetit. Nje jave pas kesaj ngjarje kryetari i grupit parlamentar Demokrat Astrit Patozi ndonese theksoi rendesine e negociatave nenvizoi se ishte me me rendesi cmontimi i skenarit te grushtit te shtetit.


Per momentin me e rendesishme per publikun me e rendesishme gje per qytetaret shqiptare dhe pushtetin eshte qe te zbardhen dhe te cmontohen te gjitha elementet e skenarit te grushtit te shtetit dhe te tregohen me gisht pergjegjesit e tij - deklaroi Patozi gjate nje komunikimi per mediat me 28 janar. Ndonese komisioni hetimor parlamentar e ngritur per kete ceshtje vijon te jete aktiv nenkryetari i Partise Demokratike permes nje letre derguar kryetarit te grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci e fton ate per nje tryeze te perbashket me partite parlamentare me 29 janar.


Ne letren e derguar diten e djeshme nga numri dy i PD-se theksohet se sinergjia e kontributit te perbashket e te gjithe aktoreve krijon kornizen dhe truallin e nevojshem qe zgjedhjet te jene nje celebrim i plote i demokracise. Per zgjedhjet e ardhshme vendore Patozi thote se per te permiresuar procesin zgjedhor dhe arritjen e te gjitha standardeve nderkombetare raporti i OSBE/ODIHR-it sugjeron 31 rekomandime ku disa prej tyre i drejtohen drejtperdrejte ose terthorazi partive politike.


Kuadri yne kushtetues dhe ligjor per zgjedhjet perfshin te gjitha parimet standardet dhe garancite e nevojshme te percaktuara nga OSBE-ja dhe Keshilli i Europes per rrjedhoje zbatimi dhe respektimi i plote dhe vullnetmire i kuadrit kushtetues dhe ligjor dhe institucioneve te mandatuara prej tyre eshte garancia me e mire jo vetem per permbushjen e interesave legjitime te subjekteve zgjedhore por mbi te gjitha te interesit te zgjedhesve shqiptare - shkruan Patozi.


Per keto arsye ai ftoi kreun e grupit te PS-se qe te ulen ne nje tryeze te perbashket me date 29 mars 2001 ne oren 1100 ne mjediset e Kryesise se Kuvendit se bashku me partite e tjera parlamentare duke ftuar njekohesisht edhe prezencen e OSBE-se ne Shqiperi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›