Skandali/ Ylli i Premier League-s kërcënohet me pistoletë në rrugët e Londrës nga menaxheri, policia nis hetimet për të zbardhur ngjarjen

“Metropolitan Police” ka bërë me dije se ka nisur të investigojë mbi një ngjarje të denoncuar më 6 shtator. Sipas komunikatës, mësohet se një futbollist, të cilit i është ruajtur anonimati, është kërcënuar në rrugët e Londrës nga një person i armatosur.
Deri më tani nga ngjarja nuk është mësuar më shumë, por mediet britanike tregojnë se bëhet fjalë për një lojtar të Premier League, vlera e kartonit të të cilit është rreth 75 mln euro.
Sipas tabloidëve të ndryshëm personi i armatosur është paguar prej një menaxheri të njohur futbollistësh, i cili këshilon edhe një lojtar të kombëtares të stërvitur nga Thomas Tuchel.