E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi pret Erdogan: Vlerësim bashkëpunimit dypalësh

 

TIRANE- Kryeministri turk Rexhep Tajip Erdogan ështe pritur sot në Tiranë edhe nga presidenti i vendit Bamir Topi. Ndërsa vlerësoi rolin e Turqisë në anëtarësimin e vendit tonë në NATO dhe marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve, Topi kërkoi fuqizimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve vecanërisht në fushën energjetike, nëpërmjet rritjes së prezencës së kompanive turke në tregun shqiptar, si dhe në fusha të tjera me interes reciprok.

Kreu i shtetit shqiptar vlerësoi gjithashtu qëndrimin e vendosur dhe të qartë të shtetit turk ndaj pavarësisë së Kosovës, si dhe mbështetjen dhe ndihmën e Turqisë ndaj Republikës së saj të re. Kryeministri turk, Erdogan, duke vlerësuar, rrugën Durrës-Kukës, theksoi se kjo rrugë prej 64 kilometrash do të ketë efekte të rëndësishme për rritjen e shkëmbimeve ekonomike e tregtare, jo vetëm për Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe për mbarë rajonin.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›