Greqia në qorrsokak!

Presidenti grek, Papulias, u ka bërë thirrje katër partive kryesore të Greqisë, përfshirë partinë e qendrës së djathtë Demokracia e Re dhe socialistët e Pasokut, të përpiqen për të krijuar një qeveri emergjence në mënyrë që të evitohen zgjedhjet e parakohshme.
Por, Syriza tha se nuk do të marrë pjesë në asnjë koalicion qeveritar i cili mbështet masat shtrënguese pasi shumica e popullit votoi kundër javën e kaluar. “Nuk mund të krijohet qeveri e bashkimit kombëtar”, tha kryetari i Partisë Demokratike të Majtë, Fotis Kouvelis. “Një qeveri pa Syrizan nuk mund të ketë popullaritetin dhe mbështetjen e nevojshme”, tha Kouvelis.
Ndërkohë, ministrat e Financave të Eurogrupit pritet të takohen më vonë të hënën për të diskutuar lidhur me krizën në Greqi.
Të gjithë u druhen zgjedhjeve të parakohshme pasi me shumë gjasa partitë që i kundërshtojnë ato do të dalin më mirë në zgjedhje. Kështu Syriza nga parti e dytë me 17% të votave, sipas sondazheve mund të dalë e parë me 28% të votave.
Kjo do të shënonte edhe fundin e marrëveshjes me Bashkimin Evropian dhe FMN-në për dorëzaninë. Nga ana tjetër, nuk ka asnjë shenjë që të tregojë se liderët e Evropës janë të përgatitur të rinegociojnë marrëveshjen. Greqia mund të përfundojë jashtë Eurozonës.
Ja sa deputetë morën partitë greke nga zgjedhjet e 6 majit (Parlamenti ka 300 vende)
E djathta:
Demokracia e Re - 108 deputetë (50 automatikisht si partia e parë)
Grekët e pavarur - 33 deputetë
Neonazistët - 21 deputetë
E Majta
Syriza - 52 deputetë
Pasoku - 41 deputetë
Komunistët - 26 deputetë
E majta demokratike - 19 deputetë
/Start/Fatjon Prroni/
2012-05-14 11:36