E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i oborrit ylberist/Edvini blen rezultatet për miratimin e punëve të bashkisë

Një firmë fantazmë, e cila menazhohet në Tiranë nga nipi i deputetit të Kukësit, Asllan Dogjani, ka shërbyer si mbështetëse në terren e sondazhit të fondacionit gjerman filomajtist “Fridrich Erbert” për të pilotuar 6 mijë telefonata, prej 4200 të punësuarve të bashkisë, me anë të të cilave do të vertetohej se sa “shumë e duan” tiranasit qeverisjen e EdvinitMashtrimet e Edi Ramës nuk kanë të sosur. E vërteton këtë aksiomë të natyralizuar në shtypin shqiptar edhe blerja më e fundit e bashkisë Tiranë, shoqata fantazmë me siglën “NACSS!”, e cila ka mundur të sigurojë një bashkëpunim me inaktiven “Friedrich Ebert - Stiftung” për matjen e opinionit të qytetarëve të bashkisë Tiranë”, lidhur me performancën e bashkisë së kryeqytetit. Ishte disi ridicule përballja me rezultatet e anketimit që e nxirrnin Bashkinë më të madhe në vend të pëlqyeshme nga 62 përqind të qytetarëve të Tiranës. Kur e kundërta është e vërteta, pasi ka dy vjet që bashkia administrohet nga një fantomas si Agolli, një shtojcë e kryetarit Rama. Mirëpo “Karta e raportimit të qytetarëve të Tiranës” është pak për ta quajtur një mashtrim ordiner, madje ajo paraqitet si mbyllja e gojës për mijëra dyshime, ankime, kërkesë llogarie, pyetje pa përgjigje që nuk janë vetëm 45 % e qytetarëve të Tiranës për bashkinë e tyre.Përpos gallatës së servirur dje nga vatha mediatike e Edvinit, çështja bëhet tejet serioze, pasi manipulimi i opinionit publik me të dhëna të trilluara nuk ka kufi. Kur dihet shumë mirë se çfarë batërdie po kaplon qytetin e Tiranës, me hapësira publike të tjetërsuara nëindustrinë e beton-armesë, të ndotjes akustike, si edhe toksike të mbeturinave vend e pa vend fondacione të nën-kontraktuara nga nipi i deputetit Dogjani (L.Dogjani) e nxjerrin bashkinë e Tiranës të pëlqyeshme nga 62,5 % e të anketuarve. është e çuditshme sesi investimi në propagandën e opinionbërjes ka kapur edhe fondacione të huaja që bëhen partnere në krimin bashkiak të tjetërsimit të hapësirave publike, të trafikut të rënduar, të gjelbërimit të munguar, të ndotjes toksike dhe akustike.Kuptohet vetiu se klika e betonarmesë është shpjeguar disa herë me grabitjen e hapësirës publike në ish-parkun Rinia të shoqërisë “Tajvan”, ku janë tjetërsuar 1.310 metra katrorë gjelbërim me një çmim fare qesharak. Ndotja akustike në Tiranë është më e larta në rajon, pasi është bashkia e Tiranës që e ka lënë kryeqytetin me një unazë të vetme, të papërfunduar, dhe plani urbanistik për ndërtimin e unazës së madhe është peng i tekave të Edi Ramës. Gjithashtu, tenderin e pastrimit të kryeqytetit e ka kunati i Dash Pezës, Ilir Mata, i cili paraqitet edhe si ndërtues e përfitues sheshesh ndërtimi (shembulli i pas 15-katëshit është spikatës).   Mirëpo kontrata okulte që kryetari i bashkisë së Tiranë ka me një shoqatë anonime franceze që ka ortakëri me një fondacion me emër gjerman për të bërë opinion në favor të punës së tij, është tregues i qartë i manipulimit që kërkon të bëjë me mediet në llogoren personale. Nuk ka asnjë transparencë për këtë kontratë të lidhur, të angazhuar për të testuar punët e bashkisë së Tiranës. Kështu Bashkia nxori një urdhër personal të Edvin Ramës, e cila më pas u shndërrua në një korrespondencë me shoqatën kimerë franko-gjermane “NACSS” për të pilotuar opinionet e medies dhe atë publik me 5.700 telefonata, shumica e të cilave do të vinin prej nëpunësve të bashkisë (4.200 persona), që do të shërbenin si “kampionë të sondazhit”. Llogaritja është e natyrshme se urdhri për të telefonuar në numrin e sondazhit të shoqatës “NACSS&Friedrich Ebert Stiftung” ka dalë nga zyrat e Partisë Socialiste, aty ku vegjeton paqshëm sheiku i bashkisë, bash Asllan Dogjani, deputet i Kukësit, i cili nëpërmjet nipit të tij L. Dogjani - specialist i NACSS - dhe pikë referimi e shoqatës “Friedrich Ebert Stiftung” kanë gatuar sondazhin me bashkinë e Tiranës prej dy vitesh. është e çuditshme sesi filiali i FES gjerman në Tiranë mbahet antropologjikisht nga dy veta (A. Dhima dhe G. Lamllari) që mund të posedojnë gjithsesi rekordet e 5. 700 telefonatave, që mund të “konfirmojnë” menaxhimin me korrektësi, pa gabime e pastër si faqet e Edvinit të krejt “procesit” të sondazhit....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›