E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, vazhdojnë protestat e fermerëve

ATHINë- Fermerët grekë vazhdojnë edhe sot, për të 11-ën ditë radhazi, të bllokojnë arteriet kryesore të autostradave dhe pikat doganore me Bullgarinë dhe Turqinë, në shenjë proteste duke kërkuar subvencionet e menjëhershme për sektorin e tyre në krizë. Ndërsa është ka filluar puna normalisht, që prej mëngjesit të djeshëm pas një bllokimi disa ditorësh, porti veriperëndimor i Gumenicës. Megjithatë fermerët nuk janë larguar prej andej dhe nga momenti në moment mund të nisin një tjetër bllokim me traktorët e tyre. Pas dështimit të negociatave ditën e diel me ministren e Bujqësisë, Katerina Batzeli, bojkoti i tavolinës së negociatave, që u hap dje nga qeveria, fermerët, të mbështetur haptazi nga partia komuniste (KKE), nuk pranojnë të heqin dorë nga protestat dhe po kërkojnë të organizohen të gjithë së bashku me një dokument të përbashkët. Dhe nëse përkohësisht liruan gjatë natës kufirin me Bullgarinë pas një ndërhyrje të ministrit të Bujqësisë të vendit fqinjë, tashmë kanë nisur sërish të bllokojnë autostradat nga lindja në perëndim dhe nga veriu në jug të vendit. Ndërsa i gjithë vendi është përfshirë nga një i ftohtë i acartë, kanë dal në sheshin e Kalamatës edhe fermerët e Peloponezit, të cilët kërcënojnë se do të paralizojnë rrjetet rrugore të gadishullit, nëse qeveria nuk i përgjigjet kërkesave të tyre. (d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›