E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Skandali i “partygate”, Johnson jep llogari për festat në kohën e COVID: Doja të motivoja stafin, nuk mu duk diçka e gabuar

Ish-kryeministri britanik, Boris Johnson po lufton për karrierën e tij politike, teksa ka dalë sot (22 mars) para ligjvënësve për të dhënë llogari në lidhje me skandalin e “PartyGate”. Komiteti i Privilegjeve të Parlamentit po heton nëse Johnson mashtroi qëllimisht Dhomën e Komunave, në festat e shfrenuara që u zhvilluan gjatë pandemisë.

Me dorë në zemër, Boris Johnson deklaroi se ai nuk e gënjeu parlamentin, teksa theksoi se mendonte se organizoi festën pasi për të ishte thelbësore të falënderonte dhe të motivonte stafin të cilët po përballeshin me menaxhimin e situatës së vështirë, shkaktuar nga pandemia e COVID.

Teksa u përball me fotot nga festa, Johnson u pyet nëse ishte e nevojshme që në atë “takim pune” siç e cilësoi ai, ishte e nevojshme që të kishte edhe alkool.

Ish-kryeministri britanik u përgjigj me batutë, teksa tha: “Është zakon t’u thuash lamtumirë njerëzve në këtë vend me një dolli”.

Festa u organizua në kopshtin e Downing Street , ndërsa Johnson përsërit se ai “besonte në mënyrë implicite se ishte një ngjarje pune” dhe se ai shkoi atje dhe falënderoi grupe të ndryshme njerëzish që kishin punuar në përgjigjen ndaj COVID.

I ashtuquajturi skandal “partygate” kontribuoi në rënien përfundimtare të Johnson, pas muajsh raportesh se ai, së bashku me figura të tjera të larta të qeverisë, kishin qenë të pranishëm në festime të mbushura me alkool në Downing Street gjatë 2020 dhe 2021, kur pjesa më e madhe e Britanisë ishin të detyruar të qëndronin në shtëpi.

Johnson u gjobit nga policia për pjesëmarrjen në një ngjarje për të festuar ditëlindjen e tij në Downing Street në qershor 2020, duke e bërë atë kryeministrin e parë britanik që zbulohet se ka shkelur ligjin gjatë kohës që ishte në detyrë./ Reuters

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›