Skandali i ushtarëve grekë, reagon Roja Bregdetare e Greqisë: Sjellja e papranueshme Roje bregdetare gjatë patrullimit

Sekretari Ekzekutiv i Rojës Bregdetare të Greqisë, dënoi sot ashpër “sjelljen e papranueshme të një grupi të vogël të trupave amfibe të Rojës Bregdetare. Të cilët, sipas tij, “me qëndrimin e tyre gjatë paradës së 25 marsit, ose nga naiviteti për të cilin shpresojmë, ose nga pozicioni i tyre, diçka të cilën as nuk duam ta imagjinojmë, krijuan probleme serioze si për kolegët e tyre në radhët e forcave amfibe, ashtu edhe për Rojën Bregdetare”. “Por ky incident i vetëm, nuk pasqyron Forcat Komando të Shkatërrimit nënujor në tërësi, të cilët përbëjnë elitën e Rojës Bregdetare”, u shpreh sekretari Ekzekutiv i Rojës Bregdetare. Ai tha se Ata ofrojnë shërbime të nivelit të lartë në situata të tilla si p.sh. lirimin e pengjeve, neutralizimin e pajisjeve shpërthyese etj.