E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i zhdukjes se laptopit te paafte per sekretet e NATO-s

Nje nga ceshtjet mbi te cilen hidhet drite ne leter-kembimin mes Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Kuvendit pas zhdukjes enigmatike te laptopit kriptues nga zyra e ambasadorit Ferid Hoxha eshte ceshtja e sigurise se ambienteve te perfaqesive tona jashte vendit ambientet e perfaqesive rezidencat e titullareve apartamentet e banimit te personelit.
E pare ne teresi gjendja e sigurise se ambienteve te perfaqesive eshte komplekse dhe meriton vemendje me te madhe jo vetem nga MPJ -thuhet ne dokumentet qe posedon Shekulli - ku me tej shtohet Shqiperia eshte sot anetare e Aleances se Atlantikut te Veriut dhe stadi aktual i marredhenieve dhe i angazhimit te Shqiperise ne arenen nderkombetare me pjesemarrje ne misione paqeberje ose paqeruajtje ne zona nga me te nxehtat neper bote ekspozon Sherbimin tone te Jashtem ndaj rreziqeve te panjohura me pare per ne...

Nga dokumentacioni del se nevoja per masa te rritura sigurie eshte ndjere per here te pare kur vendi yne vendosi te marre pjese me trupa ne misionin ne Irak si anetar i koalicionit te udhehequr nga SHBA. Ne forme parandaluese gjithe trupi diplomatik u udhezua te rrise vemendjen ndaj rreziqeve te mundshme dhe ne perputhje edhe me mundesite financiare te kujdesej per instalimin e sistemeve te vezhgimit dhe monitorimit me kamera sigurie. Aktualisht nje pjese e ambasadave tona kane instaluar sisteme te tilla efektive qe japin alarmin ne rastet e tentativave per hyrje te paautorizuar...
Ne kete pike dokumentacioni hedh paksa drite mbi ate qe konsiderohet si nje tjeter skandal i fshehur nje perjashtim i mundshem i Shqiperise nga mbledhjet sekrete te NATO-s megjithese e ka marre statusin e anetarit.
Ne dokumentet qe shoqerojne alarmin per humbjen e laptopit me materiale sekrete thuhet

...Pavaresisht ketyre masave mbetet ende shume per te bere per rritjen ne nivel te pranueshem te masave te sigurise ne perfaqesite tona jashte vendit. Anetaresimi ne NATO i Shqiperise na vendos para detyrimit per te ruajtur jo vetem informacionin tone te klasifikuar por na ngarkon edhe me pergjegjesine per ruajtjen dhe trajtimin e sigurt te informacionit te klasifikuar te NATO-s...Realizimi i plote i ketyre detyrimeve do te jete i kushtueshem dhe do te kerkoje kohe. MPJ planifikon fillimin e punes per perpunimin e standardeve te njesuara mbi kushtet dhe parametrat qe duhet te plotesojne ndertesat dhe ambientet e perfaqesive tona. Kjo pune do te kryhet ne bashkepunim me institucionet e specializuara si SHISH DSIK dhe Ministria e Brendshme. Keto standarde do te sherbejne me tej per te analizuar situaten ne cdo perfaqesi dhe per te marre vendimet e duhura...
Nderkohe qe behen shpenzime marramendese per propagande qeveria le pa plotesuar nevoja te tilla imediate qe e demtojne seriozitetin e shtetit tone perballe partnereve. Pamundesia financiare pranohet edhe ne leterkembimin MPJ-Kuvend per laptopin e humbur. Citojme
...Ne pamundesi kohe dhe financiare MPJ eshte kujdesur per rritjen e pershkallezuar te masave te sigurise duke filluar nga perfaqesite me te ndjeshme si per shembull Misioni yne prane NATO-s ne Bruksel i cili tashme funksionon brenda perimetrit te sigurt te zyrave te NATO-s..
Po a ka persona te emeruar pergjegjes per sigurine ne keto misione Ende jo madje nuk do te kete per nje kohe te gjate. Kjo do te thote qe ngjarje te tilla te renda dhe enigmatike mund te perseriten. Dokumentet e MPJ-se thone

...Ne kushtet e personelit te kufizuar te perfaqesive tona ka qene e pamundur te emerohet nje person i vecante pergjegjes per sigurine ne perfaqesi. Ne afate te parashikueshme kjo situate nuk pritet te ndryshoje...
Informacioni i kategorise i klasifikuar i cili hartohet dhe dergohet nga Misionet e RSH
jashte ne MPJ dhe anasjelltas realizohet duke u bazuar ne rregulla procedurale te percaktuara ne Rregulloren per Sherbimin Shifrar te Republikes se Shqiperise te Keshillit te Ministrave me Nr. 14 date 28.01.2002 si dhe Udhezimin e Ministrit te Puneve te Jashtme me Nr. 405 date 03.09.2007 Per Perdorimin e Sistemit te Shifres Elektronike SSHE ne Sistemin e Sherbimit te Jashtem. Ne keto dy Udhezime percaktohet administrimi dhe rregullat e sigurise per kete lloj informacioni si dhe i aparaturave ku ai perpunohet. Keto dy dokumente perbejne bazen mbi te cilen organizohet pergatitja regjistrimi kriptimi transmetimi marrja dekriptimi ruajtja dhe asgjesimi i informacioneve te klasifikuara si ne qender ashtu dhe ne perfaqesite jashte vendit. Se paku ky dokument dhe keto rregulla jane shkelur ne rastin e zhdukjes se laptopit kriptues te Nju Jorkut per te mos thene pastaj dyshimet e forta per shitjen e tij per qellime spiunazhi.

Masat per aparaturat sekrete

Masat qe mbahen parasysh ne rastet e aparaturave me rendesi te vecante si laptopi kriptues i zhdukur
- Masa organizative diplomatet dhe punonjesit qe kane akses ne informacionin e klasifikuar certifikohen deri ne nivelin e pershtatshem te sigurise sipas niveleve te klasifikimit te leshuar nga DSIK.
- Masa fizike informacionet e klasifikuara dhe aparaturat e kriptimit dhe dekriptimit ruhen ne kasaforte ne zyren e titullarit qe konsiderohet ambienti me i sigurt.
-Masa procedurale kujdesi per perpunimin e informacionet ne ambiente dhe menyra qe nuk lejojne fotografim/filmim nga distanca perpunimi i tyre ne kompjuter te palidhur ne Internet ruajtja dhe me vone asgjesimi i tyre sipas afateve te percaktuara ne legjislacion etj.



Ka materiale qe duhen asgjesuar

Ne zbatim te ligjit nr 8457 Ministria e Puneve te Jashtme si nje institucion i qeverisjes qendrore klasifikon deklasifikon perdor dhe ruan informacione te cilat klasifikohen ne i kufizuar konfidencial sekret dhe teper sekret. Informacionet e klasifikuara perpunohen ruhen dhe asgjesohen ne perputhje me normat dhe rregullat ligjore ne fuqi ne pajisje specifike te certifikuara nga Drejtoria e Sigurise se Inflacionit te Klasifikuar DSIK. Perfaqesite dhe Misionet e Republikes se Shqiperise jane te pajisura me kompjutere laptop te konfiguruar dhe certifikuar per perpunimin ruajtjen klasifikimin dhe asgjesimin e informacioneve te klasifikuara sekret shteteror.



Gjendja e sigurise shqiptare e mjere

Nese do te marrim si pike referimi nivelin e sigurise ne Misionin e Perhershem te RSH se ne Keshillin e Atlantikut ne NATO atehere ne te gjitha perfaqesite e tjera te RSH-se eshte e nevojshme te nderhyhet per sa i perket sigurise. Kjo behet e qarte ne dosjen e MPJ-se per rastin e laptopit te zhdukur.
Ja cfare shkruhet aty dhe sa e mjere eshte gjendja reale e sigurise ne perfaqesite tona jashte vendit
...Aktualisht ka vakum ligjor ... nuk percaktohet niveli i perimetrit te sigurise ne te cilin ndodhet ndertesa e misionit apo perfaqesise se RSH-se jashte vendit. Disa nga perfaqesite tona jane te vendosura ne apartamente banimi per perzgjedhjen e te cilave perdoret sistemi i referimit te ofertes financiare me te lire. Parametrat qe garantojne sigurine nuk mbahen parasysh gjate perzgjedhjes se ambienteve te zyrave sepse keto parametra nuk jane perpunuar ende...



Enigma e laptopit te sekreteve


U zhduk nga zyra e misionit diplomatik shqiptar ne Nju Jork. I vjedhur apo i shitur

Zbulohet i plote skandali i vjedhjes se nje kompjuteri portabel laptop qe perdorej per komunikimin e informacioneve sekrete mes Misionit Diplomatik te Shqiperise ne Nju Jork dhe zyres perkatese ne Ministrine e Jashtme te Shqiperise.


Detajet e zhdukjes se habitshme te kesaj aparature qe perdorej per kriptimin e mesazheve sekrete diplomatike dhe rendesia e saj kuptohen qartesisht ne nje leterkembim mes Ministrise se Puneve te Jashtme dhe Kuvendit te Republikes ku ky i fundit merr pergjigje zyrtare lidhur me pyetjet qe nje deputet ka ngritur mbi ngjarjen misterioze.


Vjedhja e laptopit qe eshte shume me teper se thjesht nje laptop ka ndodhur rreth fundit te shtatorit te ketij viti dhe ka kaluar pa buje ne tentative per te minimizuar demin. Pyetja e pare e cila merr pergjigje ne leterkembimin qe posedohet nga Shekulli eshte Si qendron e verteta ne lidhje me humbjen e kompjuterit laptop ne Misionin tone diplomatik ne Nju Jork


Pergjigjja e Ministrise se Puneve te Jashtme per kete pyetje eshte si me poshte vijon citohet leterkembimi


..Perfaqesuesi i Perhershem i Republikes se Shqiperise prane Organizates se Kombeve te Bashkuara zoti Ferit Hoxha me shkresen Nr. Prot. 147/2010 te dates 04.03.2010 na njoftoi zyrtarisht dhe me hollesi Ministrine e Puneve te Jashtme per zhdukjen brenda zyrave te Misionit tone ne Nju Jork te kompjuterit portabel laptop qe perdorej per komunikimin e klasifikuar Mision-MPJ.


Pas marrjes dijeni Ministria e Puneve te Jashtme ka marre menjehere gjitha masat e parashikuara nga legjislacioni ne fuqi per izolimin e shpejte te riskut te shkaktuar nga rastet me karakter vjedhjen apo demtimin e pajisjeve te kriptimit. Informacioni i ardhur nga Misioni Nju Jork pas regjistrimit ne Zyren e Nderlidhjes dhe Shifres u percoll urgjentisht tek Sekretari i Pergjithshem Drejtori i Kabinetit dhe Drejtoresha e Pergjithshme e Sherbimeve Mbeshtetese.


Duke vleresuar ngjarjen e ndodhur Sekretari i Pergjithshem dhe Drejtori i Kabinetit urdheruan njoftimin e menjehershem te Drejtorise se Shifres ne SHISH dhe Drejtorit te DSIK per te koordinuar masat dhe hapat qe duheshin keto dy institucione u njoftuan zyrtarisht me shkrim nepermjet shkresave perkatese respektivisht me Nr. Prot. 10 date 17.03.2010 dhe 91 date 23.03.2010.


Gjithashtu Drejtori i Drejtorise se Sekretarise Nderlidhjes dhe Shifres u konsultua edhe gojarisht me drejtuesit e ketyre dy institucioneve. Nga specialistet e SHISH-it u moren menjehere masat e nevojshme teknike per bllokimin e celesave te komunikimit me kompjuterin laptop e humbur...


Nga rreshtat e mesiperm kuptohet rendesia e pajisjes por jo rrethanat e kesaj zhdukjeje te habitshme.


Ne dokumentacionin lidhur me kete ngjarje qe te kujton filmat me spiunazh deshmohet me pas se duke marre shkas nga ngjarja e mesiperme me porosi te Sekretarit te Pergjithshem te MPJ-se u pergatit dhe u dergua shkresa qarkore Nr. Prot. 97 date 17.03.2010 drejtuar gjithe perfaqesive diplomatike te Republikes se Shqiperise jashte vendit.


Nepermjet saj behej njoftimi per ngjarjen dhe terhiqej vemendja per respektimin me rreptesi te rregullores ne ruajtjen dhe trajtimin e mjeteve te kriptimit dhe dokumenteve te klasifikuara.


Kush ka qene i interesuar per te vjedhur kete kompjuter me materiale sekrete te diplomacise shqiptare Pyetja mbetet pa pergjigje por nga dosja mbi kete ngjarje mesohet se anetaret e majte ne Komisionin e Sigurise Kombetare kane hedhur dyshimet se realisht ky kompjuter server eshte shitur.


Anetare te Komisionit gjate debatit kane hedhur dyshimin se kreu i misionit shqiptar ambasadori Ferid Hoxha e ka shitur kete kompjuter tek sherbimet sekrete ruse.


Nese kjo eshte e vertete atehere Hoxha u ka dhene atyre edhe kodet sekrete qe ckodojne cdo komunikim mes selive diplomatike shqiptare. Deri dy vjet me pare Shqiperia ishte nje objektiv teper i vogel per shume agjenci te huaja zbulimi por pas anetaresimit ne NATO pesha specifike e vendit tone u rrit ndjeshem.


Humbja e laptopit por edhe disa konflikte banale te ambasadorit shqiptar ne NATO Artur Kuko sollen edhe nje lloj pezullimi te vendit tone nga mbledhjet e sigurise se larte ne NATO.


Ministria e Jashtme ne letren derguar Kuvendit e cila posedohet nga Shekulli shkruan me tej se kjo ngjarje nuk ka komprometuar standardin e sigurise ne komunikim pasi kompjuteri behet i paperdorshem softeare duhet riinstaluar nga e para nese nuk futen kodet e perdorimit per te cilat kishte dijeni vetem Ambasadori Ferit Hoxha.
Kjo eshte e sakte nese kompjuteri thjesht eshte vjedhur por nese dyshimet e opozites verifikohen atehere laptopi eshte dhene bashke me kodet perkatese te kriptimit te mesazheve.


I vjedhur apo i shitur Ngjarje ordinere apo spiunazh


Letra ku ministri i jashtem Haxhinasto pergjigjet per pyetjet e ngritura rreth zhdukjes se aparatures ne fjale thote ..Humbja/vjedhja e kompjuterit te komunikimit te klasifikuar ne Misionin tone ne Nju Jork eshte nje rast i vetmuar i shkaktuar nga mosrespektimi i rregullave dhe standardeve te sigurise.


Nga analiza eshte nxjerre ne dukje se ne kete rast ishin shkelur seksioni II/A pika 4 5 dhe 11 si dhe seksioni III pika 4 dhe 5 - Udhezimi Nr.405 date 03.09.2007 i ministrit te PJ - shkelje per te cilat jane informuar me hollesisht me ane te Memove te vecanta ne muajin mars 2010 sekretari dhe ministri. Mbrojtja teknike e informacionit realizohet me ane te programeve te shifrimit elektronik PGP dhe Key One te instaluara ne aparaturat perkatese nga ana e specialisteve te SHISH..


Me tej ne materialet qe posedon Shekulli thuhet


Ministria e Puneve te Jashtme ne zbatim te kuadrit ligjor mbi informacionin e klasifikuar sekret shteteror ka nxjerre udhezimet perkatese me anen e te cilave udhezohen te gjithe diplomatet per menyren e nivelit te klasifikimit ruajtjes dhe asgjesimit te materialeve te klasifikuara...


Kete thote Ministria por anetaret e majte ne Komisionin e Sigurise Kombetare kane hedhur dyshimet se realisht ky kompjuter server eshte shitur. Anetare te Komisionit gjate debatit kane hedhur dyshimin se kreu i misionit shqiptar ambasadori Ferid Hoxha e ka shitur kete kompjuter tek sherbimet sekrete ruse. Interesi per informacionet qe permbante laptopi lidhet me dokumente te NATO-s.


Ne ngjarje te tilla doren ne zjarr nuk mund ta vesh por fakt eshte qe NATO ka reduktuar aksesin shqiptar ne informacione te perbashketa pas kesaj ngjarjeje. Nese ata kane dyshime konkrete per shitje apo thjesht kane reaguar te skandalizuar nga mungesa e seriozitetit te shtetit shqiptar kjo mbetet per tu pare.


Ku ka pajisje te tilla kriptimi..


Sipas dokumentacionit qe shoqeron ngjarjen e vjedhjes / zhdukjes se laptopit ne zyren e misionit tone ne Nju Jork mesohet se keto pajisje kriptimi/komunikimi jane ne perdorim ne perfaqesite dhe misionet ne Ankara Athine Berne Beograd Bruksel Budapest Bukuresht Gjeneve Hage Kopenhagen Londer Milano Moske NATO Bruksel Misioni prane OSBE ne Vjene Paris Pekin Podgorice Prage Prishtine Rome Shkup Sofje Stokholm Varshave Vatikan Vjene Zagreb.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›