Refuzimi i statusit opozita therret Bregun ne komisionin e Integrimit
TIRAN- Opozita ka thirrur ministren e Integrimit Majlinda Bregu te pergjigjet pas raportit te fundit te KE-se qe refuzoi statusin e vendit kandidat per Shqiperine.
Diskutimi do te zhvillohet sot ne mbledhjen e Komisionit Parlamentar te Integrimit dhe kerkesa eshte bere nga deputetja e PS-se Ermelinda Meksi.
Ballafaqimi per refuzimin e statusit te vendit kandidat do te nise ne oren 11.00 dhe pritet te shoqerohet me debate ndermjet deputeteve te mazhorances dhe opozites.
Ne diskutimet e fundit mazhoranca ka akuzuar opoziten si shkak per refuzimin e statusit kurse opozita ka deklaruar se raporti i ve qarte pikat mbi i per problematiken qe ka vendi me korrupsionin krimin dhe drejtesine.
Pas raportit te KE-se presidenti i vendit Bamir Topi iu drejtuar me nje apel politikes.
Gjate nje vizite ne Librazhd duke folur per interesin e medias Topi kerkoi qe partite politike te rivendosin dialogun si domosdoshemri per tejkalimin e nje situate qe nuk mund te vazhdoje me njesoj. Sipas tij sot gjerat do te ishin me mire nese do te kishte dialog ne politike. Po te kishte ndodhur dialogu me pare so gjerat do te ishin me mire tha Topi.
Duhet bashkepunim per te miren e vendit tha Topi duke kerkuar qe politika te mbaje pergjegjesite e veta.
Nderkohe fill pas refuzimit te statusit presidenti i Republikes Bamir Topi priti Drejtorin per Ballkanin Perendimor ne Drejtorine e Pergjithshme per Zgjerim ne Komisionin Evropian Pier Mirel i cili i prezantoi Kryetarit te Shtetit Raportin vjetor te Perparimit te KE-se lidhur me statusin e Shqiperise si vend kandidat per integrim.
Ky Raport Perparimi duhet te sherbeje si nje zile per zgjim - tha Mirel duke nenvizuar rolin moderator te Presidentit si garantues i respektimit te Kushtetutes dhe ligjeve ne fuqi duke promovuar konsensusin dhe rivendosjen e dialogut normal politik.
Nderkohe kreu i shtetit Bamir Topi theksoi se politika duhet te jete e vetedijshme per sfidat qe e presin ne permbushje te plotesimit te detyrimeve qe dalin nga raporti.
Duke pare edhe detyrat e pergjegjesite qe na shtron perpara ky Raport vjetor i Perparimit te gjitha institucionet dhe klasa politike duhet te jene te vetedijshme per te punuar me seriozitet dhe perkushtim maksimal qe te perballojne me sukses keto sfida ne dobi te zhvillimit dhe te se ardhmes evropiane te popullit shqiptar- tha Topi.