Ruci Duhen zgjedhje te parakohshme
Kryetari i grupit parlamentar Socialist shprehu dje nevojen e zhvillimit te zgjedhjeve te parakohshme pasi u ka kaluar koha
Nuk i ndalojme ne zgjedhjet si force politike. I ndalon pamundesia per te bere zgjedhje
TIRAN - Kryetari i grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruci deklaroi dje se zgjedhjeve te parakohshme u ka kaluar koha.
Ne nje komunikim me mediat ai tha se u ka kaluar koha ne kuptimin qe nese do te ishin permbushur te gjitha rruget institucionale per tu bere transparenca sipas Kushtetues dhe ligjit per komisionet hetimore sot Shqiperia do te kishte edhe daten e zgjedhjeve te parakohshme per te mos thene qe do te ishin bere zgjedhjet e parakohshme.
Nje opozite jo vetem ne por edhe nje opozite ne kushte normale qe diten qe humbet zgjedhjet kerkon zgjedhje te parakohshme edhe sikur te kishim te tjera standarde te tjera zgjedhje tjeter efektivitet qeverises e gjera te tjera - deklaroi Ruci.
Pas pak ditesh pritet te vije ne Shqiperi nje delegacion i PE-se me synim zgjidhjen e krizes politike dhe fillimin e negociatave mes paleve. Nese arrihet nje marreveshje do te riktheni ne parlament
Se pari nuk kemi nje njoftim te tille qe do te vije nje delegacion nga BE. Ndoshta mund te keni te drejte juve.
Une di qe ne fillim te javes ka nje mbledhje te komitetit te perbashket me Bashkimin Evropian ne Tirane qe eshte mbledhja e radhes. Ne qofte se perfaqesues te nderuar te BE-se do te marrin persiper te negociojne per zgjidhjen e krizes ata jane te mirepritur.
Jane te mirepritur dhe opozita shqiptare e ka permbushur detyren e saj te shtepise ne zbatim te detyrave qe i ka lene Shqiperise BE nepermjet rezolutes se miratuar nga PE per zgjidhjen e krizes.
Oferta e fundit jave me pare qe kryetari i PS-se zoti Rama i ka paraqitur tryezes se partive politike dhe personalisht kryeministrit te Shqiperise Sali Berisha eshte pikerisht ngritja e komisionit hetimor parlamentar per transparencen e zgjedhjeve ne permbushje te plote te amendimit te rezolutes se BE-se per materialet zgjedhore.
Pra nese une do ta lidhja me pjesen e dyte te pyetjes qe ju drejtoni do tju pergjigjesha me dy fjali mos pyesni se cdo te beje Partia Socialiste ne raport me krizen ne parlamentin shqiptar. Pyesni Sali Berishen se cdo te beje me permbushjen e kerkesave legjitime qe ka te paplotesuara ky njeri me opoziten.
A eshte thjeshte ceshtje numerike e votave qe nje mocion mosbesimi ndaj kryeministrit Berisha nuk po realizohet nga grupi i PS-se.
Mocioni eshte nje e drejte kushtetuese e cdo opozite ne nje vend demokratik. Mocioni eshte nje veprim politik nje akt politik. Mocioni eshte nje akt demokratik mocioni nuk eshte asnjehere aritmetike.
Kur ky akt kushtetues politik dhe demokratik siguron edhe anen numerike ka te beje me rezultatin qe jep nje mocion mosbesimi ne parlament. Pra nje qeveri e ndergjegjshme dhe e pergjegjshme nuk duhet te priste mocionin e besimit nga opozita por duhet te jepte doreheqjen para kesaj gjendje dhe para kesaj situate si e paafte per tju dhene pergjigje ketyre shqetesimeve.
Javen e pare madje edhe ne oferte qe dorezoi zoti Rama ne tryezen e reformes zgjedhore nuk kemi pare te artikulohet fjala flete votimi. Keni harruar fletet e votimit
Nuk ka harruar asgje PS.
Perkundrazi PS e ka bere te qarte qe transparenca e plote do te ishte e gjithckaje qe ekziston ne materialet e votimit dhe ne kutite e votimit. PS e ka bere te qarte edhe ne bisedimet bilaterale midis PD dhe PS qe problemi ka qene ceshtja e qendrimit qe duhet mbajtur per fletet e votimit kur skemi arritur konsensus me mazhorancen.
Kryeministri citoi se ne daten qe ju keni dorezuar oferten tuaj te fundit ka nje fjali qe thuhet hetimi i pakufizuar i zgjedhjeve qe sipas demokrateve kjo eshte dhe pika antikushtetuese dhe antiligjore.
Me cfare ka te beje ky hetim i pakufizuar i zgjedhjeve
Genjen prape kryeministri dhe e keqja eshte se ai vazhdon te besoje genjeshtrat e tij. Kur flas hetim te pakufizuar te materialeve zgjedhore do te thote hetim te pakufizuar te materialeve zgjedhore.
shte e shkruar e zeza mbi te bardhe. I gjithe objekti hetimit dhe te gjithe pikat qe pershkruhen qarte dhe sakte sipas ligjit per komisionet hetimore flet vetem per materialet e votimit dhe kaq.
Ju besoj se jeni koshient qe zgjedhjet vendore po afrojne. A eshte e gatshme Partia Socialiste qe te marre mbi vete kostot e bojkotit te zgjedhjeve ne mungesen e nje pergjigjeje nga ana e mazhorances per kerkesat tuaja
Per te dhjeten apo te njeqindten here e kemi sqaruar kete pyetje qe nuk ekziston ta harroje kushdo qe i shkon mendja qe opozita te bojkotoje.
Ne jemi opozite per te ardhur ne pushtet ne pushtetin qendror apo ne pushtetin vendor. Jemi e vetmja alternative per alternimin e pushtetit. eshtja eshte do te kete zgjedhje apo sdo te kete zgjedhje. Ajo qe ka deklaruar opozita nuk do te kete zgjedhje ne Shqiperi dhe kete pergjegjesi do ta mbaje mazhoranca aktuale dhe Sali Berisha.
Zoti Ruci si do te ndodhe qe nuk do te kete zgjedhje vendore pyetja e pare. Dhe e dyta zgjedhjet e parakohshme ne misionin e opozites shfaqen dhe zhduken. Do te thote se ka nje mungese qartesie mbi kete objektiv apo ... Ditet e fundit nuk e kemi degjuar kete si opsion.
Edhe nje here po e sqaroj se po e degjoj per here te pare qe sqenka opsion i opozites zgjedhjet e parakohshme. Zgjedhjeve u ka kaluar koha.
U ka kaluar koha ne kuptimin qe nese do te ishin permbushur te gjitha rruget institucionale per tu bere transparenca sipas Kushtetues dhe ligjit per komisionet hetimore sot Shqiperia do te kishte edhe daten e zgjedhjeve te parakohshme per te mos thene qe do te ishin bere zgjedhjet e parakohshme. Kete ua garantoj.
Dhe se dyti nje opozite jo vetem ne por edhe nje opozite ne kushte normale qe diten qe humbet zgjedhjet kerkon zgjedhje te parakohshme edhe sikur te kishim te tjera standarde te tjera zgjedhje tjeter efektivitet qeverises e gjera te tjera.
Prandaj ky eshte nje aksion i Partise Socialiste jo thjeshte per interesa partiake por eshte nje kerkese imediate per interesa te vendit dhe per pamundesi te pushtetit.
Nuk i ndalojme ne zgjedhjet si force politike. I ndalon pamundesia per te bere zgjedhje. Zgjedhjet behen kur ka nje kod dhe kur ka kushte dhe rrethana qe te zhvillohen zgjedhje. Zgjedhje ne kemi bere edhe ne 50 vitet e kaluara se skemi bere vetem ne keto 20 vjet.
Nese do te behen zgjedhje si ne 50 vjetet e kaluar atehere mund te behen zgjedhje edhe ne 8 maj. Une flas per zgjedhje te lira dhe demokratike. Nuk ka zgjedhje te lira ne Shqiperi.
Zoti Ruci sot dje mbaron afati i vendosur nga zoti Tavo per plotesimin e kerkesave te tij. A i ka dhene pergjigje PS kerkesave te tij dhe nga sot zoti Tavo do te jete deputet i PS-se apo do te shkoje ne ndonje force tjeter politike
E para brenda nje force politike nuk ka kushte. Une fola per nje force tjeter politike dhe nuk i quajta ato kushte. Kushte nuk vendosen brenda nje force politike.
Zoti Tavo eshte pjesetar i familjes sime politike. Ka bere nje deklarate. Do te shpresoja dhe do te besoja qe ajo deklarate e bere nga zoti Tavo te ishte shprehje e nje emocionaliteti dhe deshperimi lidhur me nje situate te cilen une e njoh ne rrethin e Gjirokastres brenda Partise Socialiste sepse situata te tilla mund te kemi edhe ne vende te tjera por une vazhdoj te besoj se zoti Tavo ka nje histori te gjate 15-vjecare politike me Partine Socialiste dhe vazhdoj te besoj qe kete histori 15-vjecare une nuk do te deshiroja dhe po te njejten gje deshiroj qe edhe zoti Tavo te mos e humbase se pari.
Se dyti nuk e ka vetem zoti Tavo por e ka edhe elektorati qe e ka votuar zotin Tavo 15 vjet rresht te cilin une mendoj se zoti Tavo sduhet ta humbase edhe kete elektorat ashtu sikurse edhe familja biologjike e zotit Tavo ka nje histori 15-vjecare me PS qe une perseri do te deshiroja qe ai te mos e humbase.
Per sa i takon pjeses tjeter ne demokraci ekzistojne te gjitha lirite e mundshme dhe vecanerisht ne Partine Socialiste kjo varet vetem tek zoti Tavo.