Kercenohet deputeti Mos publiko dokumentet e korrupsionit
Deputeti i Partise Socialiste Erjon Brace ka publikuar dje nje nga skandalet qeveritare ne fushen e karburanteve dhe se bashku me te kercenimin e shtetit se asnje nga dokumentet nuk duhet publikuar.
Ai ka arritur te siguroje dokumentet per shkak te statusit te tij si deputet por institucionet shteterore i kerkojne qe te mos i publikoje sepse ne rast te kundert do te denohet.
Behet fjale per rreth 1500 faqe me dokumente te ndryshme qe tregojne korrupsionin qeveritar qe nis me ministrin Genc Ruli deputeten Albana Vokshi dhe bashkejetuesin e saj Arjan Tartari e perfundon ne sferat me te larta te shtetit. Nje biznes miliarda leke qe nuk duhet te publikohet per arsye sekreti shteteror.
Hesht Per 35 vjet. Ky eshte mesazhi i qarte dhe zyrtar me te cilin Ministri i Ekonomise ne qeverine e kryeministrit Sali Berisha Ilir Meta kerkon te mbylle per nje kohe shume te gjate - deri ne pleqerine e tij te vone - dosjen e skandalit STREM OIL
Behet fjale per kater marreveshje hidrokarburesh mes qeverise se kryeministrit Berisha dhe kompanise STREM OIL. Marreveshjet kalojne nen administrimin e kompanise 4 nga 6 vendburimet kombetare te naftes e gazit ne Jug te Shqiperise.
Por marreveshje te arritura permes nje praktike korruptive e cila ka shmangur thuajse me dhune konkurrencen e tri kompanive te medha shumekombeshe amerikane kanadeze e greke.
Dokumentet qe materializojne skandalin deshmojne per veprime haptazi te paligjshme te nje numri shume te madh zyrtaresh te qeverise duke perfshire tre ministrat e Ekonomise Genc Ruli Dritan Prifti dhe Ilir Meta.
Te tre ne nje perpjekje te qarte per te perfunduar me cdo cmim praktiken me te madhe korruptive ne sektorin strategjik te naftes te nisur ne 2006-en ndihmuar gjate atij viti miratuar ne faze tranzicioni ne 2007-en dhe marre trajten perfundimtare ne 2010-en
Nuk ka rast tjeter te ngjashem ku vullneti politik te shkele me kembe interesin publik ne favor te ngritjes e zhvillimit te nje biznesi kryekeput klientelist me prapavije te forte qeveritare e perfitime te jashtezakonshme personale Gjithnje nga pasuria kombetare nen administrim te Qeverise
Ne linje te pare deputetja qe i perket mazhorances se Kryeministrit Berisha Albana Vokshi babai i femijeve te saj Arian Tartari si vendimmarrese dhe perfitues Me tej ministri Genc Ruli si urdheruesi dhe miratuesi i praktikes antiligjore Pak me tutje ne kohe si ne stafete zyrash letrash interesash firmash e vulash ministrat Prifti e Meta kur kane lejuar miratimin ne heshtje te planeve te zhvillimit dhe marreveshjeve afatgjata te cilesuara nga oponenca shteterore teknike e Universitetit te Tiranes si Shkaterruese e te papranueshme Vula e fundit por permes nje vendimi shpetues kolegjial si gjithnje Sali Berisha
Kjo eshte arkiva dokumentare e cila pasi eshte hapur ligjerisht kerkohet te mos jete e njohur per publikun. Domethene ne abuzojme ne perfitojme ne pasurohemi - gjithnje nga pasuria publike ju na kapni por kete nuk duhet ta marrin vesh shqiptaret Ndryshe... Kompania jone e perbashket ju gjobit Pra ju ndeshkon per gjithe jeten
HISTORIA
Ne javen e pare te shtatorit te ketij viti nje prej inxhiniereve me te rendesishem te naftes ne vend vuri alarmin mbi ate qe po ndodhte ne sektorin e hidrokarbureve ne vend
Qeveria po shkaterron industrine e nxjerrjes e prodhimit te naftes ne vend e perfshire ne nje proces korruptiv te kalimit te vendburimeve kombetare ne kompani pa kapacitete teknike e monetare drejtues te te cilave jane politikane prane Sali Berishes - ky ishte konkluzioni serioz.
Ne duar me rane gati 1500 faqe dokumente te mbledhura me mund ne cdo faze te praktikes korruptive ne konsumim e siper te cilat hidhnin drite mbi skandalin me te madh ne administrimin e pasurise publike kombetare.
Per te ballafaquar dokumentet por edhe per te pasur dokumente te marra ne rruge zyrtare me vleren e proves i jam drejtuar ligjerisht mbeshtetur ne Kushtetute e ne statusin e deputetit ministrit te asaj kohe Dritan Prifti drejtorit te Agjencise kombetare te Burimeve Natyrore nen varesine e tij.
Gara e cmendur per te perfituar me shume me pare ne LSI solli tranzicionin ne Ministrine e Ekonomise dhe bllokoi per nje fare kohe permbushjen e kerkeses ligjore. Mesa duket kjo ishte dhe koha e mjaftueshme qe ministri i ri Ilir Meta te merrte informacionin e duhur per praktiken e sulmuar.
Meta mori kohe Dukej haptazi Burimet tona ne zyren e tij konfirmonin interesimin per cduhet te dilte ne publik e cduhej te mbyllej ne skutat burokratike te ministrise perfundimisht.
I vene ne dijeni te ketij fakti kam kerkuar me ngulm me nje leter te dyte ne adrese te ministrit Ilir Meta dokumentacionin e kesaj praktike dukshem koncesionare. Letra ishte thellesisht politike por e mbeshtetur ne ligj e Kushtetute. Kerkoja prej tij dokumentet e praktikes koncesionare ose nje refuzim me shkrim te kerkeses ligjore per te nisur nga ajo nje beteje gjyqesore per te marre dokumentacionin.
Dhjete dite me pas pergjigja mberriti nga drejtori i porsa emeruar i Agjencise Kombetare te Burimeve Natyrore. Pergjigja permbante 61 shkresa zyrtare Nuk mungonte asnje dhe dokumentet perputheshin me ato qe une disponoja. Por pergjigja paralajmeronte se dokumentacioni duhet vetem te shuante kuriozitetin tim
Ne asnje menyre ai nuk duhej te behej i njohur per publikun qe edhe tani nuk di asgje mbi menyren e administrimit transferimit perfitimit te nje prej pasurive me te medha kombetare e me te kuotuara nderkombetare naftes e gazit
Dhjete dite te tjera me pas nje pergjigje e dyte mberriti nga ministri i Ekonomise Ilir Meta. Pergjigja e tij nuk kish per qellim transparencen. Ajo mberriti tek une vetem 24 ore pasi ne Kuvend ne cilesine e deputetit paralajmerova publikimin e nje sere dokumentesh te reja qe vertetojne perfundimisht skandalin STREM OIL dhe dallojne qarte perfituesit politik nga ari i zi nafta e shqiptareve.
Sic i emeruari i tij ministri Ilir Meta kerkonte gjithashtu mosberjen publike te asnje dokumenti Dukej qarte se ministri Meta kish marre vesh me shume vonese se dokumentet kishin dale nga agjencia kompetente dhe po synonte te minimizonte demet politike qe mund te vinin nga publikimi i tyre.
LETRA E PAR DREJTORI I AGJENCIA KOMBTARE E BURIMEVE NATYRORE Z. GJERGJI THOMAI
Drejtuar Erjon Brace nr. 2409/1 prot date 4.10.2010
....... AKBN ju ben te ditur se disa nga materialet qe ju jane vene ne dispozicion si marreveshjet hidrokarbure dhe licence marreveshjet kerkojne respektimin e klauzoles se konfidencialitetit e cila parashikon qe gjate kohezgjatjes se kesaj marreveshje dhe per 5 vjet me pas nuk mund te publikohen termat e kesaj licence dhe marreveshje as edhe ndonje e dhene apo informacion i siguruar ne perputhje me kete licence dhe marreveshje.
Gjithashtu ne keto dokumente parashikohet se ne rast te mos respektimit te klauzoles konfidencialiteti pala e demtuar mund te kerkoj zhdemtim i cili do te percaktohet nga arbitrazhi nderkombetar....
LETRA E DYT MINISTRI I EKONOMIS ILIR META
Drejtuar Marlind Myftiu-sekretar i Pergjithshem i Kuvendit per Erjon Brace nenkryetar i Grupit Parlamentar te PSSH
Nr.8579/3 prot date 13.10.2010
...........Nga ana e METE u kerkua qe te informohemi per trajtimin qe i ka bere kesaj kerkese. AKBN me anen e shkreses nr. 2610/1 date 8.10.2010 informon se i ka kthyer pergjigje z. Erion Brace me shkresen 2409/1 date 4.10.2010 duke i derguar ne te njejten kohe edhe nje dosje voluminoze me dokumente ne perputhje te plote me kerkesen e ketij grupi Parlamentar.
METE deshiron te informoje se materialet qe jane vene ne dispozicion te grupit parlamentar te Partise Socialiste kerkojne respektimin e klauzoles se konfidencialitetit per periudhen e kohezgjatjes se marreveshjeve hidrokarbure dhe per 5 vjet me pas...
Sic shihet qarte te dy letrat e titullareve qe merren me administrimin e ekonomise dhe pasurise kombetare synojne te mbrojne vendimmarresit e skandalit nga transparenca e vendimeve te tyre qe ndertuan nje afere te madhe korruptive por perfituese Shume perfituese Qe zgjat afro 35 vite
Detajet e kesaj praktike korruptive jane te renda Tre ministra dhe dy deputete jane te perfshire ne te Si vendimmarres Te tjere zyrtare te pergjegjshem deshmojne ne dokumente te gjithe detajet e skandalit. Kane paralajmeruar madje shpesh me tone te ashpra por nuk ka pyetur kush Nga Keshilli Mbikeqyres i ALBPETROL - organi i pare vendimmarres tek ministri pergjegjes kryeministri- i fundit vendimmarres ne kete histori.
Te gjitha faktet jane te renda. Por klauzola e konfidencialitetit eshte kulmi. Ajo eshte shkruar ne marreveshje per te mbrojtur skandalin nga berja publike e dokumenteve qe e materializojne ate.
Shqiptaret nuk duhet te dine asgje Thuajse jane te huaj ne vendin e tyre Nuk duhet te dine se si vidhen e rrenohen ekonomikisht cdo dite Kur jane te pasur Pasuria e tyre publike po i varferon por po pasuron nje grusht njerezish ne doren e gjate e te madhe te kryeministrit Sali Berisha. SI NJ FAMILJE