E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali: “8 të dënuar të Gërdecit janë arratisur jashtë vendit”

Një tjetër skandal duket se ka përfshirë drejtësinë shqiptare dhe gjyqësorin. Kështu bëhet e ditur se 8 prej 15 te dënuarve të tragjedisë së Gërdecit, janë arratisur pas vendimit të formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Apelit. Ata kanë përfituar nga gjykimi në gjendje të lirë ndërsa janë dënuar nga 1 deri në 5 vjet, transmeton alb-observer.

Mes të arratisurve është edhe ish kreu i Forcave te Armatosura Luan Hoxha, i dënuar me pese vite burg, e që mendohet se prej një viti jeton në Shtetet e Bashkuara te Amerikës.

Më 14 shkurt, në orët e pasdites, Prokuroria preu urdhrat e arrestit për 15 të pandehurit e dosjes “Gërdeci” dhe vetëm tre prej të akuzuarve kryesorë, Ylli Pinari, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxolli, u vetëdorezuan në Policinë e Tiranës disa orë më pas. Të njëjtën gjë bëri edhe Sokol Ngjeçi, Zenun Fero Hysni Çoçka dhe Dashnor Çaushi.

Ja emrat e të arratisurve me dënimet përkatëse:

LUAN HOXHA 5 vite heqje lirie
GEZIM OSHAFI 3 vite heqje lirie
JORGO MINO 3 vite heqje lirie
FAHRI TOSKA 3 vite heqje lirie
ARMAN TARTARI 3 vite heqje lirie
NDUE MARKU 1 vite heqje lirie
DENIS HAJDARI 1 vite heqje lirie
FATBARDH KUÇI 1 vite heqje lirie. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›