E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali me dioksinen akuzohet qeveria gjermane

Berlin 9 janar NOA - Organizata e konsumatoreve Foodwatch ka akuzuar qeverine per deshtim ne skandalin e dyoksines dhe per mbrojtje te njeanshme te interesave te industrise se ushqimit te kafsheve.

Gjermania ndjek nje strategji te theksuar te eksportimit te produkteve te shpendeve dhe derrit i tha drejtori i kesaj organizateThilo Bode agjensise gjermane te shtypit DPA. Prandaj qeveria nuk eshte e interesuar qe ta ngarkoje me fort industrine e ushqimit te kafsheve permes vetekontrollit.

Afro 80 perqind e demtimit te popullates me dyoksine shkaktohet nderkohe nga prodhuesit e ushqimit te kafsheve. Ministrja e bujqesise dhe e konsumatoreve Ilse Aigner u shpreh per ashpersimin e masave ndaj prodhuesve. Ajo foli per energji kriminale dhe brutalitet te frikshem. Edhe ashpersimi i ligjeve duhet shqyrtuar i tha ajo gazetes Bild am Sonntag.

a.k/NOA/DV

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›