Duhani Britani ne 2050 cigarja e fundit

Cigarja e fundit në Britaninë e Madhe do të shuhet në 2050. Lajmin e kanë bërë të ditur analistët e Citigroup që në një raport konsiderojnë edhe efektet që ky ndryshim do të çojë në industrinë e duhanit.
Sipas Telegraph, do të duhen nga 30 në 50 vjet për të dekretuar fundin e duhanit, duke qenë se numri i duhanpirësve po vazhdon të bjerë, ndërsa paralelisht rritet vetëdija e rreziqeve të lidhura me duhanpirjen.
“Bëhet fjalë për skenare të mundshme”, saktëson Citigroup.