Haiti UNICEF Trafik femijesh

Fëmijët haitianë janë objekt i trafiqeve jashtë vendit, ndoshta të destinuar për adoptime të paligjshme.
Denoncimi është bërë nga UNICEF, në vigjilie të përvjetorit të parë të rënies së tërmetit.
“Kundër trafikut të fëmijëve, Haiti ka një polici që kontrollon kufijtë”, ka bërë të ditur një nga përfaqësuesit e organizatës.
“Janë zbuluar mijëra fëmijë të përfunduar në trafik”, ka shtuar ai.