Skandali më i madh

Prokurorët gjermanë, të cilët janë duke hetuar korrupsionin në futboll, kanë njoftuar se 15 persona në Gjermani dhe dy në Zvicër janë arrestuar dhe se 200 ndeshje në Evropë përfshirë përballje të Ligës së Kampionëve janë të përfshira në atë që UEFA e quajti si skandalin më të madh të kurdisjes së ndeshjeve në Evropë.
Policia ka njoftuar të premten se më tepër se 50 bastisje janë kryer në Zvicër, Austri, Gjermani dhe Britani, kurse dëshmi, para dhe gjëra me vlerë janë konfiskuar. Autoritetet besojnë se kanë arrestuar liderët e një bande, e cila dyshohet për manipulimin e ndeshjeve për përfitim të parave në bastore. Asnjë identitet nuk është publikuar, edhe pse thuhet se rreth 200 persona janë të dyshuar për përfshirje.
UEFA do të kërkojë sanksionet më të ashpra para gjykatave kompetente për çdo individ, klub ose zyrtar të përfshirë në këtë çështje, tha sekretari i përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino, në një komunikatë.
Në mesin e ndeshjeve besohet të jenë manipuluar edhe tri takime të Ligës së Kampionëve, 12 nga Europa League, të gjitha këtë vit. UEFA, Federata Europiane e Futbollit, ka thënë se të gjitha ishin në ndeshjet e rrethit kualifikues.
Një ndeshje kualifikuese për Kampionatin evropian U-21 është po ashtu nën dyshim. Ndeshje në nëntë shtete evropiane besohet që janë manipuluar, por asnjë prej tyre në Angli, Spanjë, Itali ose Francë.
Ndeshjet e dyshuara në Gjermani janë luajtur në divizionin e dytë ose më poshtë. Të tjera shtete të përfshira janë Belgjika, Zvicra, Kroacia, Sllovenia, Turqia, Hungaria, Bosnja dhe Austria.
Mediet gjermane kanë njoftuar se dy vëllezër kroatë të dënuar për skandalin e kurdisjes së ndeshjeve në vitin 2005 në Gjermani janë në mesin e atyre që janë arrestuar të enjten.
Liderët e bandës dyshohet se u kanë dhënë ryshfet futbollistëve, trajnerëve, gjyqtarëve dhe zyrtarëve të tjerë për kurdisjen e ndeshjeve dhe besohet se kanë përfituar së paku 10 milionë euro.
Shifra mund të jetë edhe më e lartë sepse autoritetet thonë se numri i ndeshjeve të ndikuara mund të jetë më i madh, ka thënë shefi i policisë në Bochu, Friedhelm Atlhans.
Hetimet kishin filluar në janar dhe ishin nisur nga UEFA. Kreu i shërbimeve disiplinore në UEFA, Peter Limacher, ka thënë se beson që ky është skandali më i madh i kurdisjes së ndeshjeve që ka goditur ndonjëherë Europën.
Sistemi detektues monitoron të gjitha garat e UEFA-s, divizionet e para dhe të dyta kombëtare për rezultate të dyshimta.
Ky sistem tashmë ka sjellë frytet e tij. Ne do të vazhdojmë luftën kundër çdo forme të korrupsionit në futbollit europian me zero tolerancë, shtoi Infantino.
Sipas autoriteteve gjermane, 32 ndeshje janë nën dyshim në Gjermani, përfshirë katër në divizionin e dytë. Të tjerat janë në ndeshjet e ligave të mëposhtme. Në Belgjikë 17 ndeshje nga liga e dytë janë nën dyshim, në Zvicër 22 ndeshje nga liga e dytë, në Kroaci 14 ndeshje nga liga e parë, në Slloveni 7 nga liga e parë, në Turqi 29 ndeshje nga liga e parë, në Hungari 13 ndeshje nga liga e parë, në Bosnje 8 ndeshje nga liga e parë dhe në Austri 11 ndeshje nga liga e parë dhe e dytë.