E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edicioni IV i Konferencës Kombëtare të Bibliotekonomisë

Biblioteka Kombëtare dhe Universitare e Kosovës bashkë me Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë organizojnë, në Prishtinë, më 23 - 24 nëntor 2009, Konferencën Kombëtare të Bibliotekonomisë me temën: Nga Bibliografia te Webografia e librit shqip.

Kjo Konferencë është organizim i përbashkët i këtyre dy in¬s¬ti¬tu¬cio¬neve më të rëndësishme të bibliotekarisë dhe mbahet nën kujdesin dhe mbështetjen e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve të Shqipërisë.

Në këtë Konferencë, në të cilën pritet të paraqiten kumtesa nga njohësit më të mirë - me formim kulturor dhe bibliotekar, nga Shqipëria dhe Kosova, do të analizohen praktikat e gjertanishme si dhe të arriturat në punën e ruajtjes, përpunimit dhe bartjes së informacioneve bibliografike të librit shqip nga format tradicionale të botimeve në formatin libër, në plasimin, përkatësisht shpërndarjen e informacionit bibliografik të librit shqip nëpërmjet rrjetit të internetit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›