Skandali me naftën ‘Virgin’, gjykata liron Iljaz Fishekun
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar Iljaz Fishekun, bosin e shoqërisë ‘Fisheku sha’, i akuzuar dhe i vënë nën hetim për kontrabandë nafte.Vendimi u mor nga gjyqtarja e Gjykatës së Tiranës, Blerina Muca pas kërkesës së palës mbrojtëse për revokim të masës së sigurisë për arsye shëndetësore.
Eskpertë të mjekësisë ligjore i paraqitën Gjykatës së Tiranës një akt ekspertim, ku thuhej se jeta e Iljaz Fishekut rrezikohen nëse ai vazhdonte të qëndronte në qeli.
Pas këtij akt ekspertimi gjyqtarja vendosi lirimin e tij, pas qëndrimit për më shumë se 5 muaj në dhomat e parabugimit Fishekut i ishte dhënë masa e arrestit me burg, por vendimi i sotëm nënkupton hetim të tij në gjëndje të lirë.
Në tetor të viti të kaluar prokuroria regjistroi procedimin penal ndaj Iljaz Fishekut për veprën penale të ‘mashtrimit’ dhe ‘pastrimit të produkteve të naftës’.
Kjo pas deklarimeve të ish-ministrit të Ekonomisë Dritan Prifit në Prokurori, sipas të cilit nënprodukti i naftës me emrin ‘Virgin Nafta’, për periudhen 2007-2009, është pasqyruar në dokumentacion si e eksportuar jashtë vendit, por në fakt ajo është shitur në tregun e brendshëm, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar me ligj të posaçëm.
Brenda vendit ajo është përdorur në mënyrë të jashtëligjshme si një lëndë përzierëse e benzinës. Në mars të këtij viti një operacion i gjërë i task forcës së Prokurorisë vuri në pranga 11 persona, mes të cilëve biznesmenë doganierë dhe punonjës tatimesh.
Së bashku me Iljaz Fishekun u arrestua dhe vëllai i tij Marin Fisheku.
Mes të arrestuarve ishte edhe bosi i kompanisë së ujit ‘Lajthiza’, Hajri Elezaj, që ka në pronësi edhe kompaninë ‘Euroil’, por që dhe ky u lirua më pas nga gjykata pas kërkesës për revokim të masës së sigurisë.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)