E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD mbledh nesër Këshillin Kombëtar

TIRANE- Partia Demokratike mbledh nesër Këshillin Kombëtar. Forumi më i lartë i demokratëve pritet të bëjë analizën e detajuar të zgjedhjeve lokale të 8 majit, ndërsa pika e dytë e rendit të ditës është edhe votimi për kryesinë e re.

Mbledhja do të nisë nesër në orën 10:00 në selinë blu, me fjalimin e liderit të PD-së Sali Berisha, më pas do të hidhet për votim një listë me minimumi 35 emra, (sic e kërkon statuti i PD) që konkurrojnë për 25 vendet që parashikon statusi i PD-së.

Sipas statutit të PD-së, anëtar i kryesisë zgjidhet vetëm nëse është anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së. Gazeta Shqiptare shkruante sot se pikërisht kjo pikë, bën konkret mos rikandidimin e 6 anëtarëve aktualë të kryesisë së vjetër, mes tyre Aleksëndër Biberaj, Omer Stringa, Liri Dibra, Margarita Qirko dhe Maksim Cikuli. Ata nuk janë anëtar të Këshillit Kombëtar ndaj u mohohet e drejta të rikandidojnë. Ndërkohë që mes emrave të zyrtarëve aktualë të PD-së që do të rivotohen janë Jozefina Topallit, Astrit Patozit, Ridvan Bodes, Bujar Nishanit, Lulzim Bashës, Sokol Olldashit, Fatos Bejës, Edi Palokës etj.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›