Miratohet pas 1 viti e gjysmë buxheti i Bashkisë Fier
22/07/2011 E majta fitoi shumicën në Këshillin Bashkiak, PD e LSI braktisin mbledhjen, PR E PDIU qëndrojnë
FIER- Është miratuar në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Bashkisë Fier, buxheti i Bashkisë Fier. Pas më shumë se një viti e gjysmë duket se është hapur drita jeshile për të vijuar me investimet në qytet, investime të cilat do t’i hapin rrugë të mëtejshme zhvillimit dhe përmirësimit të jetesës së banorëve fierakë.
Buxheti
Dje këshilltarët bashkiakë të Fierit kanë miratuar me shumicë buxhetin e shumëdiskutuar të Bashkisë Fier për vitin e shkuar. Ndërkohë që një zhvillim të ri politik njohu sot Këshilli Bashkiak. Mbledhja e parë pas konstituimit duket se erdhi me çarjen e aleancës së djathtë. Pas një debati të ndërsjellët këshilltarët e PD-së dhe LSI-së kanë lënë sallën e mbledhjes ndërkohë që në mbledhje kanë qëndruar këshilltarët e PDIU dhe ata të PR, të cilët janë në fakt pjesë e koalicionit të djathtë. Odiseja e bllokimit të buxhetit startoi qysh prej nisjes së koalicionit të LSI-së me PD-në, i cili në Këshillin Bashkiak të Fierit ngjalli një paralizë totale të investimeve. Dy ishin kërkesat që bënte mazhoranca, e para të kalohej me sipërmarrje Drejtoria e Gjelbërimit dhe tjetra të ulej numri i punonjësve duke prekur strukturën në administratën e Bashkisë që nga e djathta u motivua me rritje të numrit të punonjësve pa arsye. Kjo ka bërë që pala tjetër të mos pranonte derisa gjithçka shkoi në Gjykatën e Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Fier, çështje e cila nuk mori zgjidhje. Ndërkohë vetëm dje ky buxhet u miratua pasi e majta mori dhe shumicën në Këshillin Bashkiak duke i hapur rrugën kështu Bashkisë Fier të përdorë fondet e vëna në dispozicion.