E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali me ndihmat gjermane zbulon abuzimin me emrin Caritas

Mirdite- Skandali me shperndarjen e 9600 pakove te ardhura si ndihma nga Gjermania, ka zbuluar edhe nje tjeter ceshtje te bujshme. Abuzimin me emrin e shoqates bamirese "Caritas". Ndersa pas publikimit te lajmit ne gazeten "KJ" ne Rreshen perfaqesuesit e "Caritas"-it Austriak kane nisur te shperndajne edhe ato pak pako ndihmash te televizionit "Antenne Bayern", "Caritas"-i Shqiptar ka reaguar dje nepermjet nje deklarate, ku sqaron opinionin publik se nuk eshte ai iniciuesi i shperndarjes se ketyre ndihmave per te cilat flitet se ka abuzime. Pra vihet ne dukje se emri Caritas, perdoret per bamiresi nga persona apo organizma te ndryshem dhe ne kete rast, behet fjale per ate austriak qe ka degen e tij ne Mirdite. "Ne cilesine e drejtorit Kombetar te Institucionit "Caritas Shqiptar" i Kishes Katolike Shqiptare, bej sqarimin me kompetence te plote profesionale, juridike dhe morale, se organizata e Kishes Katolike "Caritas Shqiptar" dhe gjashte deget e saj, nuk kane asnje lidhje me kete ceshtje", shkruan Albert P. Nikolla. Sipas tij, asnje prej kamioneve qe permenden ne artikull, nuk kane kaluar nepermjet rrjetit te "Caritas"-it Shqiptar dhe degeve. "Ne baze te kesaj ndodhie qendron nje shoqate qe ne menyre abuzive, qe prej vitit 1999, perdor emrin e Caritas-it dhe qe quhet "Caritas Mirdita". Kjo shoqate e dyshimte dhe abuzive nuk ka asnje lidhje me rrjetin kombetar e nderkombetar te Caritas-it", vijon me tej Nikolla. Fundvitin e kaluar, ne Rreshen mberriten 8 kamione me ndihma per 7500 familje te rrethit Mirdite dhe qe u deklarua se, ishin dhurata nga "Caritas"-i Austriak. Banoret u ankuan se nuk kishin terhequr keto ndihma dhe se ne magazina kishin mbetur vetem 750 pako

Dioqeza

Kreu i "Caritas-it Shqiptar", Albert Nikolla, sqaroi gjithashtu se presidenti legjitim i "Caritas Dioqezan Rreshen" eshte Mons. Cristoforo Palmieri. "Ai eshte edhe Ipeshkev i Dioqezes, i cili konfirmon se nuk ka asnje lidhje me shoqaten qe ben perdorim abuziv te emrit te "Caritas"-it, dhe qe vetequhet "Caritas Mirdita'", perfundon deklarata.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›