Skandali në Atletikë, Ruli: Ju lutem, na lini të vrapojmë!
Kaosi zgjedhor nëpër
asamble që ka përfshirë
të gjitha federatat shqiptare,
nuk ka munguar as
te Federata Shqiptare e Atletikës.
Edhe pse kjo federatë e kishte
presidentin e saj, Gjergj Ruli, të
zgjedhur në Asamblenë Zgjedhore
më 30 janar 2009, dhe të
"bekuar" në disa emisione televizive
edhe nga ministri i MTKRSsë,
Ylli Pango, ose dhe nga drejtori
i Sporteve, Vasil Bici, një tjetër
asamble është zhvilluar vetëm 7
ditë më vonë. Zoti Ruli, figurë e
njohur në opinionin shqiptar si
sportist elitar, më pas dhe si edhe
drejtues i lartë i sportit, është
befasuar nga zhvillimi i papritur
i asamblesë së dytë, të cilën ai e
konsideron jolegjitime dhe për të
cilën ka nisur një fushatë demaskimi,
që destinacionin e ka deri
në dyert e organizmave ndërkombëtarë
IAAF dhe EAA. "Bëhet
fjalë për zgjedhje jolegjitime, që
për më tepër të manipuluara, nga
njerëz që duan ta përdorin atë, ta
copëtojnë për interesa meskine
personale", denoncon me forcë
Ruli. Më pas sqaron në bazë të
statutit, mënyrën se si duhet të
zgjidhet presidenti. FSHA ka të
regjistruar 20 anëtarë (klube,
shoqata), të cilët kanë të drejtën e
votës në Asamble. Që një person
të bëhet president, duhet që në
votim të paktën të marrësh 11
vota, ose e thënë ndryshe 50+1.
Asnjë nga këto anëtarë nuk mund
të përjashtohet. Nëse në asamblenë
e 30 janarit morën pjesë
13 nga 20 anëtarët, dhe zoti Ruli
i zgjodhi me 12 vota pro (rreth
67%), në asamblenë e 6 shkurtit
morën pjesë vetëm 9, për më
tepër me 7 mandate të manipuluara,
duke mos plotësuar dot
kështu as kushtin e 50+1. Sipas
nenit 1 të statutit, FSHA është
person juridik privat, që krijohet
në formën e shoqatës dhe që vepron
në përputhje me dispozitat
e ligjit nr. 9376, dt.21.04.2005
"Për Sportin", Kodit Civil, ligjit
nr. 8788. Por kjo dispozitë
është shkelur nga asambleja e së
premtes. Një tjetër nen i shkelur
i statutit është ai 14, emërimi
i delegatëve bëhet: 1. Anëtarët
(klubet, shoqatat etj) dërgojnë
pranë federatës personat zyrtarë
të autorizuar për përfaqësimin e
tyre. 2. Delegatët zyrtarë duhet
të kenë dokumentin zyrtar (autorizim,
prokurë) të shoqatës,
klubit sportiv etj., që vërteton se
ai është përfaqësues me të drejtë
vote. 3. Delegatët zyrtarë duhet
të kenë dokumentin e identifikimit
(pasaportë, certifikatë).
4. E drejta e votës nuk mund t‘i
delegohet një anëtari tjetër. 5.
Anëtarët (klubet, shoqatat) janë
të detyruar që të sjellin emrat e
personave të autorizuar për t‘u
përfaqësuar me të drejtë vote në
Asamblenë e Përgjithshme, pranë
sekretariatit jo më pak se 20 ditë
para zhvillimit të Asamblesë së
zhvillimit të zgjedhjeve. Ndërkohë
që në Asamblenë e të premtes
janë shkelur të gjitha këto pika.
Sipas Rulit, të gjitha parregullsitë
janë të filmuara dhe filmimet do
t‘u dorëzohen sot organizmave
ndërkombëtarë të atletikës. Ai
është i bindur t‘i shkojë deri në
fund zbardhjes së kësaj çështjeje,
duke deklaruar se do t‘i drejtohet
edhe gjykatës. Vetë Ruli dëshiron
të bëjë një thirrje qytetare
për të gjithë, por në veçanti: "1)
Ministrit Pango, mos bëjë gabim
të njohë këtë lloj presidence. Të
njohë legjitimisht shumicën, në
asamblenë ligjore të datës 30. 2)
Presidentit që ka hyrë si kukull
(Gjok Uldedaj), që ka hyrë pa
dëshirën e tij, pa programin e tij,
pa prezencën e tij në asamble:
Larg duart nga Atletika, nuk është
biznes, por është djersë, mund,
sakrificë. Mos e turpëro veten se je
me dinjitet, vazhdo rrugën tënde
të suksesit në fushën tënde. 3)
Lutje të gjithë politikanëve, që nga
kryetari i shtetit deri te më i fundit:
Ju lutem na lini të vrapojmë, mos
na e prishni hovin". Ndërkohë që
falënderon të gjitha klubet që nuk
e mbështetën këtë asamble, duke
u thënë: Askush nuk mund t‘i fusë
stërkëmbëshin Atletikës".
asamble që ka përfshirë
të gjitha federatat shqiptare,
nuk ka munguar as
te Federata Shqiptare e Atletikës.
Edhe pse kjo federatë e kishte
presidentin e saj, Gjergj Ruli, të
zgjedhur në Asamblenë Zgjedhore
më 30 janar 2009, dhe të
"bekuar" në disa emisione televizive
edhe nga ministri i MTKRSsë,
Ylli Pango, ose dhe nga drejtori
i Sporteve, Vasil Bici, një tjetër
asamble është zhvilluar vetëm 7
ditë më vonë. Zoti Ruli, figurë e
njohur në opinionin shqiptar si
sportist elitar, më pas dhe si edhe
drejtues i lartë i sportit, është
befasuar nga zhvillimi i papritur
i asamblesë së dytë, të cilën ai e
konsideron jolegjitime dhe për të
cilën ka nisur një fushatë demaskimi,
që destinacionin e ka deri
në dyert e organizmave ndërkombëtarë
IAAF dhe EAA. "Bëhet
fjalë për zgjedhje jolegjitime, që
për më tepër të manipuluara, nga
njerëz që duan ta përdorin atë, ta
copëtojnë për interesa meskine
personale", denoncon me forcë
Ruli. Më pas sqaron në bazë të
statutit, mënyrën se si duhet të
zgjidhet presidenti. FSHA ka të
regjistruar 20 anëtarë (klube,
shoqata), të cilët kanë të drejtën e
votës në Asamble. Që një person
të bëhet president, duhet që në
votim të paktën të marrësh 11
vota, ose e thënë ndryshe 50+1.
Asnjë nga këto anëtarë nuk mund
të përjashtohet. Nëse në asamblenë
e 30 janarit morën pjesë
13 nga 20 anëtarët, dhe zoti Ruli
i zgjodhi me 12 vota pro (rreth
67%), në asamblenë e 6 shkurtit
morën pjesë vetëm 9, për më
tepër me 7 mandate të manipuluara,
duke mos plotësuar dot
kështu as kushtin e 50+1. Sipas
nenit 1 të statutit, FSHA është
person juridik privat, që krijohet
në formën e shoqatës dhe që vepron
në përputhje me dispozitat
e ligjit nr. 9376, dt.21.04.2005
"Për Sportin", Kodit Civil, ligjit
nr. 8788. Por kjo dispozitë
është shkelur nga asambleja e së
premtes. Një tjetër nen i shkelur
i statutit është ai 14, emërimi
i delegatëve bëhet: 1. Anëtarët
(klubet, shoqatat etj) dërgojnë
pranë federatës personat zyrtarë
të autorizuar për përfaqësimin e
tyre. 2. Delegatët zyrtarë duhet
të kenë dokumentin zyrtar (autorizim,
prokurë) të shoqatës,
klubit sportiv etj., që vërteton se
ai është përfaqësues me të drejtë
vote. 3. Delegatët zyrtarë duhet
të kenë dokumentin e identifikimit
(pasaportë, certifikatë).
4. E drejta e votës nuk mund t‘i
delegohet një anëtari tjetër. 5.
Anëtarët (klubet, shoqatat) janë
të detyruar që të sjellin emrat e
personave të autorizuar për t‘u
përfaqësuar me të drejtë vote në
Asamblenë e Përgjithshme, pranë
sekretariatit jo më pak se 20 ditë
para zhvillimit të Asamblesë së
zhvillimit të zgjedhjeve. Ndërkohë
që në Asamblenë e të premtes
janë shkelur të gjitha këto pika.
Sipas Rulit, të gjitha parregullsitë
janë të filmuara dhe filmimet do
t‘u dorëzohen sot organizmave
ndërkombëtarë të atletikës. Ai
është i bindur t‘i shkojë deri në
fund zbardhjes së kësaj çështjeje,
duke deklaruar se do t‘i drejtohet
edhe gjykatës. Vetë Ruli dëshiron
të bëjë një thirrje qytetare
për të gjithë, por në veçanti: "1)
Ministrit Pango, mos bëjë gabim
të njohë këtë lloj presidence. Të
njohë legjitimisht shumicën, në
asamblenë ligjore të datës 30. 2)
Presidentit që ka hyrë si kukull
(Gjok Uldedaj), që ka hyrë pa
dëshirën e tij, pa programin e tij,
pa prezencën e tij në asamble:
Larg duart nga Atletika, nuk është
biznes, por është djersë, mund,
sakrificë. Mos e turpëro veten se je
me dinjitet, vazhdo rrugën tënde
të suksesit në fushën tënde. 3)
Lutje të gjithë politikanëve, që nga
kryetari i shtetit deri te më i fundit:
Ju lutem na lini të vrapojmë, mos
na e prishni hovin". Ndërkohë që
falënderon të gjitha klubet që nuk
e mbështetën këtë asamble, duke
u thënë: Askush nuk mund t‘i fusë
stërkëmbëshin Atletikës".