Skandali nis me Mançester-LiverpulSkandali i parë i basteve në futbollin anglez ndodhi në vitin 1915, kur një ndeshje Kategorisë së Parë të asaj kohe, midis Mançester Junaitid dhe Liverpulit u manipulua

Rrjetet sociale:
Skandali i parë i basteve në futbollin anglez ndodhi në vitin 1915, kur një ndeshje Kategorisë së Parë të asaj kohe, midis Mançester Junaitid dhe Liverpulit (2 prill 1915) u fiksua në favor të Junaitid, ndërkohë që lojtarët e të dy ekipeve përfituan nga bastet e vendosura për rezultatin e ndeshjes. Në atë kohë, Mançesteri luftonte për mbijetesë, ndërsa Liverpuli ishte në mesin e tabelësë. Ndeshja përfundoi 2-0 në favor të Mançesterit.
Skandali britanik i basteve i vitit 1964 përfundoi me futjen në burg të tetë lojtarëve profesionistë për bashkëpunimin në fiksimin e ndeshjeve. Futbollisti Xhimi Gald për shumë vite kishte ndërhyrë në sistematikisht në ndeshjet e futbollit, duke nxitur lojtarët të vinin baste në ndeshje të caktuara.
Aktiviteti i tij kriminal doli në dritë pasi afroi lojtarin e Shefild Uednesdej, David Lejn, një ish-bashkëlojtati i Xhimit te Suindon Toun, në dhjetor të vitit 1962. Lejn i sugjeroi të fiskonin rezulatin në ndeshjen kundër Ipsuiç Toun, dhe i propozoi shokëve të tij lojtarë, Pitër Suan dhe Toni Kej të siguroni rezultatin. Të tre vunë baste kundër ekipit të tyre në atë ndeshje. Në vitin 1964, Gaul, në këmbim të një pagese, e shiti historinë në gazetën angleze “Sunday People” për 7 mijë sterlina, duke inkriminuar tre shokët e tij të ekipit Shefild Uednesdej.
Gazeta publikoi shkrimin, dhe provat e siguruara nga prokuroria bënë që të përfundonin në burg e të pezulloheshin për jetë nga futbolli. Të njëjtin fat pësuan edhe lojtarët e Mansfildit, Brian Filips, Semi Çamaon, Ronald Houells, Ken Tomosn, Riçard Biti dhe Xhek Fountain. Ngjaraj u bë film në vitin 1997 nga BBC-ja, nga regjisori Pol Gringras me titull “The Fix”.
Numri i klikimeve - 153
E Hene, 30 Nentor 2009