Kështu punon mafia e basteveSi ia del mafia e basteve përmes telefonit të bëjë biznesin e saj

Rrjetet sociale:
(ALBANIA SPORT) - Personi i porositur qëndron në fushë dhe flet anglisht ne telefonin e tij celular. 90 minuta, pa asnjë pushim. Të gjitha detajet e ndeshjes. Goditje këndi për ekipin vendas, ....Sulm për ekipin mik, ...faull për ekipin shtëpiak. Është një nga të shumtit. Në të gjitha stadiumet e Bundesligës në Austri, në çdo ndeshje, është dikush që raporton pambarimisht. Por, përse?
“Pasi për çdo ndeshje unë paguhem me 50 euro. Jam marrë në telefon nga Azia, të cilët kanë nevojë për të dhëna. Nuk kam asnjë ide se përse do të përdoren këto të dhëna për statistikat futbolli”, - thotë njëri për telefonuesve për gazetën austriake "Kurier"
Dy javë më parë prokurorët nga Bokumi i Gjermanisë nisën hetimin e tyre në lidhje me skandalin e basteve, të cilësuar sipas UEFA-s, si skandali më i madh i basteve, duke tronditur gjithë botën. Gjurmët e manipulimit të çojnë shpesh në Azi. Atje, kompani të caktuara mbledhin informacione futbollistike e statistika dhe nga ndeshjet e kategorisë së dytë austriake.
Në Azi bastet direkt në internet janë të shumta dhe të një kategorie shumë të gjerë, duke përfshirë baste mbi kartonët e verdhë, goditje e ardhshme nga këndi, numri më i lartë i golave e një listë e pasur bastesh speciale online. Të gjitha të dhënat nga fusha jepen përmes telefonit, sistemit “Callcenter”, në një nga qendrat më të mëdha të përpunimeve telefonike, në Malajzi.
Telefonuesi i ndeshjes nga Liga e dytë austriake tregon, që ai është rekrutuar në një forum futbolli, nga një agjent ndeshjesh që operon në Austri, Belgjikë, Zvicër dhe Gjermani. Nuk është rastësi që të katër vendet janë në listën e hetimeve të prokurorisë së Bokumit.
Kompania e përpunimit të të dhënave janë shumë të përpiktë përsa i përket pagesave. “Ka një kërkesë të fortë për bashkëpunëtorë, të gjithë marrin dy herë në muaj para për punën që bëjnë”.
Shkalla e manipulimit
Shkalla e manipulimit është, megjithatë, është e pakët. Ka të paktën dy variante, që përdoren për mashtrim në bastet e futbollit, dhe të cilat është duke punuar prokuroria e Bokumit për t’i zbuluar.
VARIANTI A
Të dhënat “live” të ndeshjes përmes kompanisë “Callcenter” më parë kalojnë të mafia e basteve, përpara se ato të publikohen në sistemin publik. Për shembull, një karton i kuq për ekipin vendas të dhënë në minutën e 57-të. Kartonët e kuq janë bast, mafiozi i basteve luan menjëherë për karton të kuq dhe ai më pas shënohet nga përpunuesi i të dhënave se ka ndodhur në minutën e 58-të, duke i mundësuar bastvënësit përfitimin e një shumë sipas koeficienteve të paracaktuar.
VARIANTI B
Lojtarë, trajnerë apo dhe gjyqtarë, përpara se të fillojë ndeshja arrijnë midis tyre një marrëveshje në lidhje me ecurinë e takimit të parablerë, ku janë fiksuar edhe një radhë detajesh. Për shembull, një bast për kartonin e parë të verdhë gjatë ndeshjes. Lojtari i përzgjedhur bën “lojën e tij”, mban nga bluza në të parin dyluftim me kundërshtarin, dhe për këtë ndëshkohet me karton të verdhë. Mbi bazë të këtij shembulli ndërtohen edhe situata të tjera në ndeshjet që transmetohen live dhe publikohen për bastexhinjtë përmes një sistemi të dhënash të mbiquajtur “Betradar”.
Metodat ruse
Skandali i basteve të futbollit europian, ai gjithmonë merr përmasa eksplozive. Pas shqyrtimit dosjen e hetimit të klientit të tij, avokati i Deniz C, njërit prej të ndaluarve, tha se ndaj lojtarëve janë përdorur të ashtuquajturat “metoda ruse” për t’i bindur ata. Burkhard Benecken tha për Agjencinë Gjermane të Lajmeve se ndaj lojtarëve është bërë një presion i jashtëzakonshëm, duke “i kërcënuar edhe me helmimin e tyre në rast se nuk do të pranonin të fiskonin disa ndeshje”. Organizata kriminale mund të fitonte nga një ndeshje disa miliona euro. 30-vjeçari Deniz C. kishte mundur të fitonte nga manipulimi i ndeshjeve në Zvicër, Belgjikë, Turqi, Sloveni dhe Kroacië një shumë prej 990 mijë e 275 euro.
Bastet ilegale në futboll
Basti ilegal në futboll është një problem në Azi. Një raport i Interpolit ofron një ide për shkallën e përfshirjes së basteve në futbollin ilegal. 1300 persona janë arrestuar për dyshimin në bastet ilegale në një vlerë 16 milionë dollarë. Vlerësohet se shuma në total në tregun aziatik kap nj vlerë rreth 1.5 miliardë dollarë. Në vitin 2007, Interpoli arrestoi 400 persona, 272 bastvënës ilegalë dhe konfiskoi një shumë prej 680 milionë dollarësh të vëna në baste. Vetëm këtë muaj janë në skandalin qëe po shqyrtohet nga prokuroria e Bokumit arrestoi 19 persona.
Rrjet i organizuar në Europë
Sipas UEFA-s, ekziston një rrjet ndërkombëtar i krimit të organizuar pas ndeshjeve evropiane, të cilat besohen se janë të fiksuara për arsye bastesh. Ka ndeshje të nivelit të tretë që në një uebsajt bastesh kalon 100 mijë euro. Në turne më të mëdhenj steka ngrihet deri në 1 apo 2 milionë euro. Në shumë vende aktiviteti i këtyre kompanive nuk është mjaftueshëm transparent, punojnë një treg heterogjen dhe janë një miks kompanish private shtetërore apo kombëtare e ndërkombëtare. Edhe transferimet ndërkombëtare kanë një pjesë të tyre.
Si pastrohen paratë e pista
Bazuar në analizat e organizatës së sipërpërmendur dhe në përdorimin e futbollit si një sektor që shërben si një makinë e pastrimit të procedurave të aktiviteteve kriminale, kalimit të parasë përmes transaksioneve financiare, janë katër mundësi:
1. Zotërimi i një klubi futbolli
2. Tregu i transferimeve dhe pronësia e lojtarëve
3. Aktivitet me bastet
4. Të drejtat e imazhit, sponsorizimet edhe marrëveshjet e reklamave
Pronësia e klubit
Investimet në klubet e futbolli mund të përdoren për të integruar paratë me origjinë ilegale në sistemin financiar, apo në investimet me karakter asetesh. Klubet e futbollit janë identifikuar si makinat perfekte për pastrimin e parave.
Rastet
1 - Rastet janë të shumta. Një i tillë: sponsorizimi i një klubi jo të ligës profesionale. Klubi është i mbërthyer në borxhe, nuk ka mundësi financiare për të paguar, këtë informacion e “dëgjon me dhembshuri” një biznesmen, i cili balancon deficitin.
2 - Investimi në një klub në vështirësi financiare. Një klub A është në vështirësi, dhe kërkon ndihmë financiare për t’i shpëtuar Një grup i caktuar financiar i propozon fillimisht paketën ndihmëse, e më pas përmes blerjes së aksioneve bëhet edhe pronari i ri.
3 - Investime të trafikantëve të drogës në klubet e futbollit. Një klub i vogël lokal ka nevojë të rritet në nivelin e kampionateve. Financimin e bën një trafikant i njohur, por që respektohet në ambient. Ai është dhe njeri popullor dhe me lidhje zyrtarësh.
4 - Paraja kesh e grumbulluar nga shitja e biletave, mund të jetë një mundësi e mirë manipulimi parmes falsifikimeve të numrit të shitjeve, duke iu referuar shifrave joreale. Kjo është më e madhe në klubet amatore lokale sesa në ligat e mëdha.
Numri i klikimeve - 155
E Hene, 30 Nentor 2009