E Shtunë, 31 Tetor 2026

20 gola me Riedin, tani Salihi dy rrjeta larg “shekullit”

Goli i Hamdi Salihit, i shënuar të shtunën e kaluar golin e tretë të fitores 3-1 së SV Riedit kundër Austrisë së Vjënës, ishte njëherësh edhe goli i tij i pestë sezonal. Por goli i tij kishte një vlerë jubilare: ishte i 20-ti në 50 ndeshje me fanellën e Riedit dhe 98-ti gjatë karrierës së tij si futbollist, duke përfshirë 30 me Vllazninë (55 ndeshje), 47 me Tiranën (49 ndeshje) dhe 1 me Kombëtaren (12 ndeshje). Me të vetmen skuadër që “Gerd Myleri shqiptar” nuk ka shënuar është Panionosi në Greqi (6 ndeshje) në gjashtë muajt e huazimit në vitin janar-qershor 2005.

Media austriake i kushtoi një vëmendje të posaçme golit jubilar të golashënuesit më të mirë shqiptar për sezonin 2005-2006 (29 gola me Tiranë), i rikthyer në fushë për SV Ried pas një dëmtimi tre javor. Në Austri ende i kujtojnë dy golat e tij të parë brenda një ndeshje kundër Mattersburgut,falë të cilave SV Ried fitoi 2-1, ndërsa Salihi fitoi nofkën si “një specialist goli kundër Matersburgut” (shtatë të tillë).

Trajneri Paul Gludovatz, një teknik me shumë përvojë (ka qenë me parë trajneri i Austrisë U-21), është një admirues i sulmuesit shkodran, por edhe një teoricien futbolli që ka ndryshuar mentalitetin e lojës te SV Ried, duke kërkuar para së gjithash thjeshtësi e përqëndrim në lojë.

Salihi shënoi golin e tij të radhës në një kundërsulm, duke çuar shifrat 3-0. Sulmuesi shqiptar, shkruan nachrichten.at, për herë të parë pas dëmtimit të tij hunte në fushë si një zëvendësues.

Gludovatc thotë: “Ai (Salihi) ka punuar gjatë dëmtimit jo vetëm fizikisht, por dhe psikologjikisht për të qenë në formë”. Rruga e Salihit drejt golit jubilar pati dhe ndihmën e pakursyer të masazhatorit Peter Gryblinger. Edhe pse parashikohej, që Salihi të luante disa ditë më vonë, ai arriti që ta bëjë shqiptarin të behej gati në një ndeshje të rëndësishme.

“Ridi i vogël i shqetëson gjithmonë të mëdhenjtë e futbollit të Bundesligës (austriake)” – shkruan një nga faqet më të mëdha në austriake nachrichetena.at.

Për herë të parë pas 14 javëve, Ried nuk pëson në 30 minutat e para gol. Trajneri Gludovatz thotë: “Ne e trajnojmë këtë me ushtrime speciale përqendrimi”.

“Pas Rapidit të Vjenës, SV Ried rrëzoi edhe Austrinë e Vjenës, një tjetër kryesuese e kampionatit”. Të martën, skuadrën e Salihit e pret një duel tjetër me Rapidin e Vjenës, kësaj radhe në çerekfinalet e Kupës së Austrisë, kompeticion ku Salihi e ka lënë sërish gjurmën e golit.

A mund të shënojë Salihi kundër Rapidit të Vjenës, këtij kundërshtari në çerekfinalen e Kupës së Austrisë? “Një e fakt është, - shkruan nachrichten.at, -  që në tre ndeshjet para asaj me Austrinë (3-1) , SV Ried kishte shënuar kundër Kapfenbergut, Matersburgut dhe Altaçit vetëm një gol”.

SKEDA
Emri:             Hamdi Salihi
Datëlindja:    19.01.1984
Vendlindja:    Shkodër, Shqipëri
Gjatësia:        185 cm
Roli:            Sulmues

Ekipet dhe golat

2002-2004, Vllaznia (Shqipëri): 30 gola, 55 ndeshje
2004-2005, Panionos (Greqi): 0 gola, 6 ndeshje
2005-2006, Tirana (Shqipëri): 47 gola, 49 ndeshje
Nga 2007, SV Ried(Austri): 20 gola, 50 ndeshje
Me Kombëtaren shqiptare: 1 gol, 12 ndeshje nga 2006

E Hene, 27 Tetor 2008  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›