Skela, dy gola larg rekordmenit BushiErvin Skela me dy penalltitë e realizuara ndaj Qipros u ngjit në kuotën e 12 golave, duke lënë pas Altin Rraklin (11) e Erjon Bogdanin (11), e duke qenë kështu golashënuesi i dytë më i mirë i Shqipërisë, vet

Ervin Skela me dy penalltitë e realizuara ndaj Qipros u ngjit në kuotën e 12 golave, duke lënë pas Altin Rraklin (11) e Erjon Bogdanin (11), e duke qenë kështu golashënuesi i dytë më i mirë i Shqipërisë, vetëm 2 gola larg rekordmenit absolut kuqezi, Alban Bushi, 14 gola.
Ja dhe shtatë golat në miqësore të kapitenit aktual të Shqipërisë, shirit që e ka mbajtur në tri ndeshjet e fundit. Skela e ka shënuar golin e tij të parë në një ndeshje miqësore, në fitoren 2-0 kundër Turqisë në Gaziantep (25.04.2001). Të dytin e ka shënuar kundër Maqedonisë, në humbjen 3-1 në Prilep (20.05.2003), të tretin në fitoren 2-1 kundër Suedisë në Tiranë, më 18.02.2004. Goli i katërt i tij në një ndeshje miqësore është ai kundër San Marinos (3-0). Të pestin e ka shënuar në miqësoren kundër Azerbajxhanit (1-1) në Baku (19.11.2008) dhe të gjashtin e të shtatin në miqësoren kundër Qipros (2-1, 12.08.2009).
Skela, me 7 gola në miqësore mban edhe një rekord tjetër të golave në miqësore, pasi la pas vetes edhe mbrojtësin Adrian Aliaj, i cili ka shënuar 6 të tillë, respektivisht 2 kundër Portugalisë (humbëm jashtë 5-3), 1 kundër Estonisë (fituam 2-0), 1 kundër Suedisë (fituam në Tiranë 2-1), 1 kundër Islandës (fituam në Tirana 2-1) dhe 1 kundër Estonisë (barazuam jashtë 1-1).
Bogu mbush 11
Erjon Bogdani me golin kundër Qipros, u ngjit në kuotë e 11 golave, duke barazuar sulmuesin kavajas Altin Rraklli. Bogu e çoi në katër numrin e golave në ndeshje miqësore. Sulmuesi aktual i Kievos e ka shënuar golin e tij të parë në një ndeshje miqësore, në fitoren 2-0 kundër Maqedonisë në Tiranë, më 10 shkurt 1999. Bogdani ka shënuar edhe dy gola në miqësoren e fituar 3-0 kundër Maltës (15.11.2000, në Tiranë). I katërti është ky kundër Qipros.
E Merkure, 12 Gusht 2009