Futboll, Franc Veliu pranë nënshkrimit me skocezët e Celtic
Mbrojtësi vlonjat, Franc Veliu prej dy ditësh ndodhet për një provë një javore tek skuadra e njohur skoceze e Celtic, gjë që i ka kushtuar atij pjesëmarrjen në takimin miqësor ndaj Qipros, teksa ishte thirrur për herë të parë nga trajneri, Josip Kuzhe. Sipas faqes zyrtare të skuadrës së Celtic, Veliu ka vizituar fillimisht të gjithë ambientet e këtij klubi të njohur në futbollin skocez, ndërsa më pas është pajisur me bazën materiale dhe ka kryer stërvitjen e parë me lojtarët e tjerë të ekipit.
Edhe pse stërvitja kishte një program shumë të ngjeshur dhe me ngarkesë të lartë fizike, sipas faqes së klubit skocez, "Franc Veliu ka treguar një angazhim maksimal duke i përballuar ato me sukses. Pas seancës stërvitore, trajneri i skuadrës së Celtic, Tony Moubray ka takuar lojtarin Veliu, duke e përgëzuar atë për paraqitjen e tij në seancën e parë stërvitore".
Gjendja morale e Franc Veliut është e mirë dhe ai shprehet optimist për të kaluar me sukses ditët e provës skoceze.