Skela, dy gola në miqësore

13-1, ky ishte rezultati i miqësores së sotme midis Askolit dhe diletantëve të Truentinës, pjesa e parë 2-1 për bardhezinjtë. Ervin Skela bëri pjesë në formacionin e dytë të Askolit, teksa pjesën e parë ka luajtur në rradhët e formacionit të Truentinës. Në pjesën e dytë, trajneri Soneti e vendosi Skelën në ekipin e parë. Gjatë 45 minutave të dyta, Askoli realizoi 11 gola, dy prej të cilëve mbajnë firmën e Skelës.