Tirana-Vllaznia, sfida personale e Mirel Josës

Nga Franc Hoxha
Tirana-Vllaznia, është një nga sfidat më tërheqëse të javës së 14-të. Dhe kjo lidhet me një emër të përvecëm: Mirel Josa, ish-tekniku i Tiranës, që sot drejton skuadrën shkodrane. Dy skuadrat vinë nga rezultate kontrastuese: Tirana humbi me Kastriotin në Krujë (1-2), ndërsa Vllaznia fitoi në shtëpi më Besën (1-0). Në ndeshjen e fundit midis dy skuadrave, barazimi 1-1 (Milic 52'/Salihi 47') krijoi shumë probleme, sidomos me vendimet e gjyqtarit Ervis Peza: kartona të kuq për Patushin dhe Ervin Bulkun, si dhe një penallti flagrante e mohuar pas faullit të Dabullës ndaj Pemës. E PARA PËR JOSËN Në takimin e parë, Vllazninë e drejtonte gjermani i larguar Ulrih Shulze, ndërsa në anën e kundërt në pankinë qendronte Mirel Josa. Trajneri Mirel Josa është shndërruar në trajnerin e artë të këtij sezoni. Një teknik fitues, që e larguan nga drejtimi i ekipit edhe pse Tirana e mbylli fazën e parë si "kampione". Në drejtimin e Vllaznisë, trajneri ka në rekordet e tij 3 fitore në 3 ndeshje, ndërkohë që Tirana e trajnerit të përkohshëm Shkëlqim Muca, humbi në një nga takimet e konsideruara si testuese. Fitorja e Kastriotit javën e kaluar (2-1) nxorrri në pah krizën e vërtetë të rekordmenëve: mungesën e lojtarëve për të përballuar kampionatin. Mirel Josa do të ballafaqohet për herë të parë si drejtues i Vllaznisë me ekipin ku drejtonte tri javë më parë. Por, kjo nuk është hera e parë për të. Edhe sezonin e kaluar, Josa, atëherë në drejtimin e Skëndërbeut u përball dy herë me Tiranën, madje duke fituar. MUNGESAT KUQEBLU Admir Teli është një nga lojtarët e dëmtuar të Vllaznisë dhe prania e tij në formacionin kundër Tiranës shihet me dyshim të madh. Mbrojtësi vuan nga një dëmtim në kofshë. Por, Teli nuk është i vetmi që shqetëson teknikun Josa. Edhe trekuartisti Skerdi Bejzade ( i dëmtuar ndeshjen me Besën), mund t'ia lërë vendin malaziasit Drazhen Milic, që pritet të formojë dyshen sulmuese me golashënuesin e momentit të Vllaznisë, 19-vjecarin Xhevair Sukaj. "Menusë" së mungesave i shtohet edhe mbrojtësi malazias Igor Radusinovic. Te Tirana mungojnë në sfidën kundër Vllaznisë, mbrojtësi Arjan Pisha, boliviani Penja, kamerunasi Fish. Këtyre u shtohen edhe të përjashtuarit Sajmir Patushi dhe Eldorado Merkoci. TRE TË MËDHATË Kapiteni bardheblu, Devi Mukaj, e ka kuptuar se Tirana këtë vit ka më shumë rivalë. Vetë diferenca me tri skuadrat që e ndjekin e ka vënë në presion rekormdmenen shqiptare. Pas humbjes befasuese me Kastriotin dhe paraqitjes dëshpëruese në katër javët e fundit (4 pikë nga 12 të mundshmet) nuk e lejojnë skuadrën kryesuese të gabojë sërish. Lojtari i preferuar nga trajneri i Kombëtares shqiptare, krotatit Oto Baric, është i vetëdijshëm se Tirana ka për detyrë tri pikët përpara se të nisë "turin" kundër dy skuadrave kryeqyetase (Dinamon në javën e 15-të) dhe Partizanin (në javën e 16-të). FATI ME DRITA Sa herë që Tirana ka luajtur në "Qemal Stafa" në ndricimin e prozhektorëve ajo ka dalë fituese. Kështu ka ndodhur kur ajo është ndeshur me Dinamon (2-1), Partizanin (2-0) dhe së fundi me Elbasanin (2-0). Për hir të këtij fati, drejtuesit klubit bardheblu vendosën që takimi kundër Vllaznisë të luhet në "Qemal Stafa" në orën 17:30. SHKODRANËT E TIRANËS Dy golashënuesit më të mirë të dy sezoneve të fundit, shkodranët Vioresin Sinani (2004-2005, me 36 gola) dhe Hamdi Salihi (2005-2006, me 29 gola), sot aktivizohen në radhët e Tiranës. Dy sulmuesit e dalluar sërish kryesojnë listën e golashënuesve: Salihi (11 gola), Sinani (9). Në radhët e Vllaznisë, janë disa lojtarë që kanë veshur më parë bluzën e Tiranës, madje janë shpallur kampionë me fanelën bardheblu. Më i spikaturi është mbrojtësi Rezart Dabulla (5 herë kampion), dhe listës i duhet shtuar Suad Lici dhe Admir Teli. RIVALË HISTORIKË Vllaznia edhe pse është klubi më i vjetër në Shqipëri (themeluar në vitin 1919, ndërsa Tirana në vitin 1920), renditet i katërti përsa i përket kampionateve të fituara, me 9 tituj dhe shumë larg tri skuadrave kryeqyetase: Tirana (22), Dinamo (16) dhe Partizanit me 15 trofe. Herën e fundit që Vllaznia (e malaziasit Dervish Haxhiosmanovic) ka fituar kampionatin (2000-2001), Tirana fitoi Kupën e Shqipërisë. Në sezonin fundit dy skuadrat ishin finaliste të Kupës së 63-të të Shqipërisë, ku fituese doli Tirana (gol i Klodian Duros). Sokol Cekaj do të gjykojë ndeshjen më të rëndësishme të Javës së 14-të Kategorisë Superiore, Tirana-Vllaznia. Ndryshe nga cfarë ishte programuar më parë në kalendar, takimi Tirana-Vllaznia do të luhet ditën e shtunë (ora 17:30) FAZA E PARË VLLAZNIA – TIRANA 1-1 Shenues: Milic 52' / Salihi 47' E premte, 15 shtator 2006, ora 19:15, në stadiumin "Loro Borici" të Shkodrës. Vllaznia: Phannstil, Vukcevic (86' Doci), Radusinovic, Bejzade, Milic, Leandro (78' Hoti), Dabulla, Lici, Ahi, Sukaj, Osja (72' K. Dalipi) Tr: U.Shulze Tirana: Nallbani, Abraham, Dede, Pisha, Bulku, Sinani (65' Pema), Muka (90'+2 Bakalli), Salihi (79' Penja), Patushi, Fish, Allmuca Tr: M.Josa Gjyqtarë: E.Peza (Tirane), G.Maloku, A.Pregja Kartona të verdhë: Milic, Ahi, Osja, K. Dalipi / Bulku(2), Dede, Muka, Salihi Kartona te kuq: /Patushi, Bulku