Xhuliano Rudho i Ankonës, shqiptari i pestë në Itali

Për atë është shkruar shumë pak në median sportive shqiptare, ndërsa në atë italiane, jo pak herë është përmendur emri i tij. Lushnjari Xhulian Rudho, është një tjetër lojtar shqiptar që luan prej dy sezonesh në Itali me skuadrën e Ankonës, që merr pjesë në Serinë C1, grupi B, në të njëjtin grup me Teramon e shqiptarit tjetër, sulmuesit të njohur, Florian Myrtaj, me ekipin e të cilit Ankona humbi në javën e parë 2-0 në shtëpi. Rudho, është një ndër lojtarët e thirrur për t'u parë nga trajneri Oto Baric në grumbullimin e 4-7 dhjetorit. Rudho, 19 vjec, është një nga prodhimet e shkollës së Ankonës. Skuadra italiane renditet në vendin e 12-të me 15 pikë pas 13 ndeshjesh, me tri pikë me pak se Teramo e vendit të 9. Në ndeshjen e fundit, Ankona-Manfredonia (1-0), Rudho luajti për dhjetë minuta duke zëvendësuar Docente, por minutat e tij kanë qenë shumë të pakta në kampionatin aktual: vetëm 48 minuta në katër takimet e luajtura. Presidenti i Ankonës, Franko Fedeli, është shprehur kohë më parë në gazetën italiane "Il Resto del Carlino": "Rudho është një djalë i ri që po fiton eksperiencë. Nëse nuk do ta kisha në konsideratë nuk do të luante për ne". I këtij mendimi është dhe trajneri i Ankonës, Monaco. "Rrudho është një djalë që vazhdoj ta kem në konsideratë dhe do të ketë mundësi të luajë nga në cdo ndeshje dhe do të ketë mundësitë e tij për të parë se sa vlen".
Lojtarët shqiptarë në Itali
Serie A
Erjon Bogdani, Siena
Igli Tare, Lacio
Ervin Skela, Askoli
Serie C1/B
Florian Myrtaj, Teramo
Xhulian Rudho, Ankona