Skela i vetmi në lojë, Bogdani dhe Tare në stol

Ervin Skela ishte i vetmi nga lojtarët shqiptarë që luajti sot në ndeshjet e Serisë A. Trekuartisti i Askolit luajti nga minuta e parë kundër Milanit, ndeshje e humbur 1-0 (gol i Marek Jankulovskit). Skela fitoi disa faulla, ndërsa u zëvendësua në minutën e 77-të nga Marko Delvekio.
Siena fitoi 2-1 me Torinon në tranfertë, por Erjon Bogdani nuk luajti asnjë minutë. Dy golat e Sienës u shënuan nga Frik.
Igli Tare ende nuk ka luajtur asnjë minutë në Serinë A. Lacio fitoi 1-0 me Kievon në transfertë. Golin e vetëm të takimit e shënoi Masimo Odo me penallti.
REZULTATET JAVES SE TRETE
Milan 1 - 0 Ascoli
Roma 0 - 1 Inter
Atalanta 0 - 0 Empoli
Cagliari 2 - 2 Livorno
Chievo 0 - 1 Lazio
Fiorentina 1 - 0 Parma
Messina 2 - 0 Reggina
Palermo 5 - 3 Catania
Sampdoria 3 - 3 Udinese
Torino 1 - 2 Siena