Mbrojtja, “sëmundja” e pashërueshme kuqezi

Nga Fatjon Kodra
Prej shumë kohësh quhet gangrena e kombëtares shqiptare. Reparti i mbrojtjes kuqezi vazhdon të vuajë, ndërkohë që edhe ndërrimi i trajnerëve nuk ka sjellë asgjë të re në këtë drejtim. Gjermani Hans Peter Brigel harxhoi të gjitha "kartat" për të rregulluar dicka në këtë repart. Tekniku gjeti një mbrojtje drejt plakjes dhe me shumë probleme kur ai u ul në stolin kuqezi. Përpjekjet e tij për të forcuar këtë repart nuk rezultuan në ansjë moment të duhura dhe gjatë drejtimit të tij përfaqësuesja shqiptare ka vuajtur më shumë se kurrë në këtë pjesë të formacionit. Brigel u munduar të afronte disa lojtarë, por vetëm Elvin Beqiri ka mundur të zërë një vend fiks në 11-shin kuqezi. Eksperimentet e tjera nuk kanë mundur që të kenë sukses, ndoshta për faj të trajnerit apo edhe për fajin e tyre. Pikërisht në muajt e fundit, Brigel ishte vënë në shenjestër për mungesën e rinovimit të kombëtares, ndërkohë që një ndër temat më të nxehta ka qenë ajo e mbrojtjes. Aty gjermani nuk mundi të ndërhynte sic duhej, teksa në fund ai qëndroi tejet indiferent ndaj kombëtares, ndoshta duke ditur që do të largohej. Si rrjedhojë Oto Baric mori në dorë një kombëtare me një mbrojtje thuajse inekzistente, ndërkohë që ai nuk kishte kohën e duhur në dispozicion për të bërë ndërhyrje të menjëhershme, pasi nuk i njihte ende lojtarët. Gjithsesi, prova e tij e parë do të ishte miqësorja me San Marinon në muajin gusht, që u fitua nga kuqezinjtë me rezultatin 3-0. Shqiptarët nuk pësuan asnjë gol në këtë sfidë, por Baric do të shprehte pas takimit shqetësimin e tij për gjendjen e mbrojtjes. Tekniku e cilësoi me të vërtetë si një problem serioz, pasi dy javë më pas Shqipëria do të përballej me Bjellorusinë dhe Rumaninë në eliminatoret e Kampionatit Evropian 2008. Dhe shqetësimet e tij u konkretizuan kur kombëtarja shfaqi probleme të mëdha në mbrojtje këto dy takime të para. Me pak fjalë, gjendja nuk ka ndryshuar, edhe pse Oto Baric po vret mendjen për të gjetur një ilac për gangrenën e kuqezinjve. E gjithë vëmendja e tij është e përqendruar pikërisht në këtë repart para sfidës me Holandën. Përvec kësaj, një humbje eventuale do të ishte e dyta radhazi dhe pozitat e kroatit në pankinën kuqezi do të tronditeshin më shumë ende pa u forcuar mirë. Sigurisht, ndaj holandezëve do të jetë shumë e vështirë të merret një rezultat, por nëse Baric arrin të gjej shërimin për mbrojtjen, të paktën ai mund të shpresonte në zvogëlimin e dëmeve. Vëzhgimet e kroatit vazhdojnë, ndërsa përgjigja do të merret para datës 2 tetor, kur do të nisë grumbullimi për ndeshjen me Holandën.