E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë/ Tragjedia në Tisa, sot ditë zie kombëtare

Ditë zie kombëtare në Kosovë në nderim të viktimave të tragjedisë në lumin Tisa.
"Në përputhje me Kushtetutën si dhe duke ndjerë thellë dhembjen e të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për tragjedinë që e kanë pësuar qytetarët - shtetasit e Republikës së Kosovës duke u përpjekur ta kapërcejnë lumin Tisa para disa ditësh, presidenti Fatmir Sejdiu ka marrë vendim që data 2 nëntor, në Republikën e Kosovës, në shenjë nderimi për të gjitha viktimat e kësaj tragjedie, të shpallet Ditë zie shtetërore", thuhej në një deklaratë të Presidencës në Kosovë.
Në tragjedinë e lumit Tisa humbën jetën të paktën 16 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›