E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rusi, lëshohet një raketë atomike në Detin Barentz

Nëndetësja atomike ruse Bryansk ka lëshuar me sukses një raketë balistike në Detin e Barentz. "Lëshimi i raketës është kryer në kohën e duhur dhe të parashikuar."- pohoi në një deklaratë për shtyp ministria ruse e mbrojtjes. Ky akt nuk është pritur nga shumë zyrtarë të OKB-së, pasi siç konfirmohet nuk kishte dhënë ende leje për lëshimin e kësaj rakete. Kjo leje nuk ishte dhënë për shkak se ky operacion quhej i barazvlefshëm me një operacion atomik.
Anija atomike ruse Bryansk është e pajisur me 16 raketa balistike të quajtur Sineva. Lëshimi i suksesshëm është konfirmuar edhe nga pamjet e transmetuara tek kanali shtetëror i Vesti. Ky operacion ka qenë i suksesshëm pas një seri misionesh të dështuara, i fundit në muajin tetor të këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›