Skela me "shpate" ne dore, cast per qene heroi i sezonit
Fantazisti i kombetares sone, Eervin Skela synon te perserise suksesin e sezonit te kaluar ne kampionatin gjerman. Per humbjen e fundit, 0-2, ne Hamburg, vlonjati nuk mban asnje pergjegjesi, sepse ishte i semure dhe nuk ishte ne fushe. Ekipi i Skeles ka mbetur ne kufirin e 17 pikeve, duke rrezikuar seriozisht renien, ne nje kategori me poshte. Per te shtuar besimin tek tifozet dhe mundesine e qendrimit ne Bundeslige, si percaktuese shihen ndeshjet e radhes. "Tani nuk ka me justifikime, madje ndeshja e javes se ardhshme, kunder Kelnit, do te jete prova e vertete," - thekson menaxheri i ekipit, Stefan Haidrish. Kelni do te vije te shtunen ne Kotbus, pastaj keta te fundit do te udhetojne drejt Frankfurtin, dhe me tej do te presin Arminian e Bielefeldit, ne shtepi. Kotbusi i Skeles dhe vete fatalisti i sheh ndeshjet e radhes, finale, vendimtare, per te qendruar ose jo ne Bundeslige. Sidoemos, ndeshjet brenda do te jene matesi per ecurine e Kotbusit. Ashtu si Kutbus, edhe tre kundershtaret e tjere, Kelni, Frankfurti dhe Bielefeldi, kane synimet te njejta. Nje vit me pare, Enerxhi Kotbus kishte 20 pike, pas 24 ndeshjesh. Pastaj fitoi nje ndeshje ndaj Bajernit te Mynihut ne shtepi, 2-0 dhe vijoi rrugen me disa fitore, qe i mundesuan qendrimin ne Bundeslige. Vlonjati ishte protagonisti kryesor i suksesit te nje viti me pare, pasi shenoi golat percaktues, qe siguruan piket e mbijeteses. Suksesi i nje sezoni me pare synohet te perseritet, edhe kete vit. Humbja me Hamburgun, sipas Skeles, duhet te sherbeje si nje mesim i mire: "Nese futemi ne fushe, vetem per te mbrojtur, ne nuk mund te fitoje asnje ndeshje," - thekson Timo Rust, kapiteni i Enerxhi Kotbus. Sulmuesi Dimitar Rangelov eshte kritikuar per shkak se nuk ka shenuar ne ndeshjet e fundit. Ndeshja e radhes, ndaj Kelnit shihet si nje finale, per Enerxhi Kotbus, ne kampionatin gjerman.