E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nje dekade pas Rambujese, jeta e familjeve serbe

Nga Peja, Ajete Beqiraj

Konferenca e Rambujese ishte rasti i fundit per nje zgjidhje paqesore te konfliktit mes Serbise dhe Kosoves. Por, si jetohet ne nje fshat te dominuar nga popullata serbe dhjete vjet me pas? Fshati Gorazhdevc, rreth 7 kilometra ne juglindje te Pejes, i komunes se Pejes, me nje hapesire 960 hektareshe ka rreth 1000 banore, 95 per qind e te cileve i takojne komunitetit serb. Banori i ketij fshati, Slobodan Petrovic, shef i Zyres Lokale per Komunitete hedh nje veshtrim diagonal, dhjete vjet pas Konferences se Rambujese.

"Per komunitetin serb, qe prej Konferences se Rambujese ka ndryshuar shumecka dhe jeta eshte shume me e veshtire se atehere. Se pari, numri i serbeve qe jetojne ketu eshte shume me i vogel, sepse pas kesaj konference ndodhen kthesa te medha, si bombardimet e NATO-s, ardhja e forcave te KFOR-it, futja e Kosoves nen administrim nderkombetar. Por, tash gjendja eshte pak me e volitshme, per sa i perket levizjes se lire dhe sigurise, megjithese gjendja ekonomike sikur edhe per komunitetet e tjera, veshtireson jeten gjithnje e me shume".

Peja, megjithese me humbje ne njerez dhe ne pasuri, gjate kesaj dekade kishte nje zhvillim te hovshem, si ne ngritjen e infrastruktures se rrenuar, po ashtu edhe ne kthimin dhe integrimin e pakicave.

"Por, megjithese komuniteti shqiptar megjithe pesimet e medha gjate luftes e ka tejkaluar vetveten dhe eshte orientuar nga e ardhmja, se bashku me komunitetet e tjera, kjo nuk ka ndodhur edhe me komunitetin serb", - thote kryetari i Kuvendit Komunal te Pejes, dr.Ali Berisha.

"Komuniteti serb ka pasur veshtiresi per kuptimin e realitetit te ri ne Kosove, ku te gjithe duhet te jetojne te barabarte. Por, ajo qe reklamohej, se me shpalljen e pavaresise do te pasoje shperngulja e komunitetit serb, kjo nuk ka ndodhur. Perkundrazi!", vazhdon ai.

Por, sa i integruar eshte komuniteti serb ne shoqerine kosovare dhe sa e mirepresin ata vullnetin e komuniteteve te tjera per nje te ardhme te perbashket, kete pergjigje e kerkojme ne Gorazhdevc. Ketu, ne njeren ane funksionojne: Zyra Komunale per Komunitete, Zyra per Pune dhe Mireqenie Sociale si dhe Zyra Nderlidhese per te Drejta Ligjore, ne kuader te institucioneve te Republikes se Kosoves. Ne anen tjeter, shkolla fillore dhe e mesme, qe zhvillojne mesim me programe mesimore te qeverise se Serbise si dhe nje ambulance, e cila financohet nga qeveria e Serbise.

"Dhe kjo eshte e veshtire per t´u kuptuar", thote Slobodan Petrovici, i cili eshte edhe shef i Zyres Lokale per Komunitete. "Shkolla dhe ambulanca jane vendet kryesore per punesim: ne te paren kemi te punesuar 50 vete, ndersa ne te dyten, 20 vete. Shkolla punon me program mesimor te Serbise dhe asnjehere nuk kemi pasur presion qe te punojme me program mesimor te institucioneve te Kosoves, gje qe eshte nje shenje tolerance. Ndersa, te shtate policet serbe, qe i kishim te inkuadruar ne Policine e Kosoves nuk punojne me, gje e cila per mua eshte e pakuptimte, si refuzon njeriu te punoje ne vendin e vet, ne fshatin e vet, kur per pune te tjeret shkojne edhe ne Afrike?"

Ambulanca e Gorazhdevcit eshte ne kuader te Qendres Shendetesore ne veri te Mitrovices, e financuar nga Ministria e Shendetesise se Serbise.

"Ne ambulance kemi prezence te perhershme te dy mjekeve dhe dy infermiereve. Pacienteve ndihma e pare u ofrohet ne Peje, ku jane laboratoret per analiza, por rastet e renda transferohen ne pjesen veriore te Mitrovices. Se, edhe pse Spitali i Pejes ka ofruar sherbimet e tija, ato shfrytezohen shume rralle, sepse edhe me tej mungon besimi i komunitetit serb te personeli shqiptar. Se sigurisht, udhetimi deri ne Mitrovice per nje te semure ne gjendje kritike nuk eshte zgjidhja me e mire".

Por, a kane provuar banoret e ketij fshati te orientohen nga institucionet e Republikes se Kosoves, banore te se ciles edhe jane?

"Pa, shihni! Pike se pari, pagat e vogla te institucioneve te Kosoves nuk jane joshese", pergjigjet Petrovici. P.sh., kur qeveria e Kosoves ofron 200 euro per mjekun ne Peje dhe qeveria e Serbise ofron 700-800 euro ketu ne Gorazhdevc, per ke do te punonit me pare, ne nje profesion problematik dhe me pergjegjesi, i cili ne kete situate merr edhe ngjyrim politik? Dhe, perderisa qeveria e Kosoves paguan ne menyre kaq te mjere, nuk mund te prese qe institucionet e saj te funksionojne si duhet", pergjigjet Petrovici.

Ai nuk do t´ia dije, ne eshte kjo pafuqi e qeverise se Kosoves per te ofruar me shume per te gjithe qytetaret e saj, apo mencuri e Qeverise se Serbise, per te dhene me teper se ka, per t´i mbajtur peng serbet e Kosoves, shumica prej te cileve edhe pa kete vazhdojne te jene kthyer nga Beogradi.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›