E Shtunë, 31 Tetor 2026

Udhetimi i lire ne BE - enderr a realitet?

Marrja e nje vize Schengen, nje qytetari te Kosoves i merr kohe, i shkakton perballje me procedura burokratike dhe kosto te larte. Rezultati jo gjithhere eshte pozitiv. Zef Dom Gjonit nga Prizreni, para pak kohesh, i eshte refuzuar dhenia e vizes nga Ambasada Gjermane ne Prishtine. Por, thote se nuk eshte dorezuar, me gjithe veshtiresite qe duhet t'i kaloje. "Per ta marre nje vize eshte shume zor, shume veshtire. Sa i perket procedurave, eshte shume veshtire. Kane shume rregulla strikte dhe na shikojne disi ndryshe. Nuk di si te them, por shume na shkelin. Rreth dy muaj zgjasin procedurat. Jam per here te dyte, nuk dihet. Me kane thene te pres. Edhe pse kam qene nje here ne Gjermani, ma kane refuzuar vizen", pohon Dom Gjoni. Konstatimet e tilla i pohon edhe Isa Mziu nga Skenderaj, qe po ashtu pret pergjigje per nje vize Schengen, vize kjo qe mbulon shumicen e vendeve te BE-se. "Une po flas ate qe di. Shume po na maltretojne; jo hajde sot, jo hajde neser. Rrafsh dy muaj e gjysme derisa i kam rregulluar dokumentet per te shkuar te djali ne Gjermani. Dy muaj kam vrapuar, jo shko ndreqe kete leter, jo ate, jo paske dale shtrember ne fotografi", shprehet Mziu.

Aktualisht, me veshtiresi te tilla perballen qytetaret e Ballkanit Perendimor. Por, ndryshe nga Kosova, vendet e rajonit kane shprese se shpejt do t'u mundesohet levizja e lire, meqe tashme jane te perfshire qofte ne procesin e lehtesimit, qofte ne ate te liberalizmit te vizave per ne BE. Mosnjohja e Kosoves nga pese shtetet e BE-se ka perjashtuar Kosoven nga keto procese, sepse Komisioni Evropian, para se te nise negociatat per regjimin e lire te vizave, duhet ta kete mandatin e 27 vendeve anetare. "Kosova ende nuk eshte ne fazen kur do te mund te nisnin negociatat per lehtesim vizash, meqe jo te gjitha vendet e BE-se e njohin. Por, po ashtu duhet theksuar se disa shtete anetare kane ndermarre veprime te njeanshme, ne menyre qe te lehtesojne udhetimin per qytetaret e Kosoves. Keshtu qe ne praktike, Kosova ka nje lloj regjimi special, nuk eshte plotesisht e perjashtuar", shprehet zedhenesja e Zyres Nderlidhese te Komisionit Evropian, Maja Pavlovic.

Verena Knaus, nga Iniciativa Kosovare per Stabilitet, alarmon se nese vazhdon ky perjashtim, te kosovaret do te rritet frustrimi, qe mund te coje edhe te nje jostabilitet politik. Ajo e konsideron si paradoksal faktin qe ne Kosove gjendet misioni me i madh qe BE-ja ka ne bote, ndersa kosovareve nuk u lehtesohet udhetimi per ne BE. "Personalisht mendoj se eshte paradoksale, ka shume bisedime per te ardhmen evropiane te Kosoves, kemi nje prani shume te madhe evropiane ne Kosove, dhe ne te njejten kohe nuk kemi konsensus evropian ne Kosove, dhe jo vetem per liberalizimin e vizave, por edhe ne njohjen e pavaresise se Kosoves, qe eshte e lidhur ngushte me njohjen e institucioneve shteterore te Kosoves, trajtimin e Kosoves si anetare potenciale, qe eventualisht mund t'i bashkohet marreveshjes se Schengenit", vlereson Knaus.

Por, Maja Pavlovic nuk mendon se duhet te kete nderlidhje mes pranise se misionit EULEX ne Kosove dhe procesit te lehtesimit dhe te liberalizimit te vizave. "Nuk shoh nderlidhje me faktin se ekziston nje mision i madh i BE-se ketu, sepse kjo ceshtje u adresohet vendeve anetare. Ne kohen kur kemi vota unanime per kete, kur te gjithe pajtohen, vetem atehere mund te sigurohet mandati dhe te nisin negociatat", thote Pavloviq. Megjithate, Verena Knaus i terheq vemendjen Bashkimit Evropian se nuk duhet ta le anash Kosoven. "Lenia anash do te minoje kredibilitetin e BE-se ketu, do ta ve ne rrezik edhe EULEX-in si mision. Per disa vjet, te rinjte kosovare do te kuptojne se policet evropiane ketu ndoshta nuk do ta ndihmojne Kosoven qe t'i afrohet Evropes, por jane ketu qe te ruajne nje status-quo, ngjashem si ata te OKB-se". "Kjo mund te krijoje shume hidherim, mund te coje ne shume frustrim nese Maqedonia, Shqiperia, Serbia kane regjim te lire te vizave dhe vetem Kosova nuk ka. Mendoj se ekziston nje rrezik i jostabilitetit. Mendoj se eshte rrezik politik dhe Evropa duhet ta marre kete parasysh", u shpreh Knaus.

Nderkohe, zyrtare te Komisionit Evropian pranojne se i kane duart e lidhura ne raport me Kosoven. Per nje liberalizim vizash, shtetet duhet te plotesojne disa kritere te caktuara nga Komisioni Evropian - nje nga to edhe pajisja me pasaporta biometrike. Kosova ka nisur prodhimin e pasaportave te reja vitin e kaluar, por jo biometrike. Sidoqofte, zyrtare nga Ministria e Puneve te Brendshme thone se do ta shnderrojne ne prioritet ceshtjen e arritjes se kritereve te duhura per liberalizim vizash.

Publikuar nga RFE


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›