E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Skema Kombëtare 2024, AZHBR: Kryeson qarku i Fierit me 18 272 fermerë përfitues

TIRANË, 12 shkurt /ATSH/ Qarku i Fierit kryeson me numrin më të lartë të aplikimeve dhe fermerëve përfitues në Skemën Kombëtare të Mbështetjes për Bujqësisë 2024.

Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, ndau në rrjete sociale statistikat mbi numrin e përfituesve sipas Qarqeve pas disbursimit të fondeve për fermerët, adresuar nga Skema e Mbështetjes për Bujqësinë 2024.

Sipas AZHBR-së, në Skemën Kombëtare të Subvencioneve 2024 janë mbështetur 67 133 fermerë, me një fond total prej 5,2 miliardë lekësh.

Qarku i Fierit kryeson me numrin më të lartë të përfituesve, pasuar nga Qarku i Korçës me 122 098 fermerë përfitues, duke theksuar traditën bujqësore dhe angazhimin për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit në këto zona. Më pas renditet Qarku Berat me 7957 përfitues, Elbasani me 7889 përfitues, Vlora me 4957 përfitues, Shkodra me 4679; Gjirokastra me 2967 përfitues, Tirana me 2733, Dibra me 2041 përfitues, Durrësi me 1670 fermerë përfitues; Lezha me 1046 përfitues dhe Kukësi me 823 përfitues.

Skema Kombëtare 2024 ofroi mbështetje për 8 masa: tufën bazë të matrikulluar (gjedhë dhe të imta), bletarinë, fermat organike, certifikimi Global Gap, fara-fidanë dhe inpute të tjera, bimët mjekësore – aromatike, si edhe mbështetje me naftë për punimet e mekanizuara në bujqësi.

Qëllimi i këtyre masave është ulja e kostove për fermerët dhe rritja e rendimentit të prodhimit vendas.

/r.e/a.f/

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›