E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ditelindja e Kadarese dhe teorite

75-vjetori i lindjes se shkrimtarit kujtohet ne Akademine e Shkencave. Simpozium mbi kontributin e tij letrar. Agron Tufa ne interviste trajton disidencen estetike te Kadarese


Jashte cdo dyshimi gjuha stili alegoria dhe simboli tere formacioni letraro-stilistik dhe kuptimor i vepres se Kadarese te con pashmangshem ne nje permase gjithnje e me koherente te disidences estetike.


Ata qe lypin me shume se kaq nga nje shkrimtar kerkojne qiqra ne hell. Duke mos u konfrontuar haptazi me diktaturen disidenca estetike e Kadarese u misherua me kundervenien e gjuhes modelit dhe stilit letrar e cila projektohet ne krejt sistemin e ndjeshmerise dhe shijes per te bukuren.


Fragmenti eshte shkeputur nga kumtesa e Agron Tufes ne Akademine e Shkencave para nje auditori studiuesish historianesh politikanesh me rastin e 75-vjetorit te lindjes se shkrimtarit Ismail Kadare.


Qysh se eshte bere akademik Kadare nuk eshte pare ne keto mjedise. As dje nuk ishte i pranishem.


Shaban Sinani tjeter studiues qe referoi ne simpozium beri nje ndarje ne cikle te krijimtarise se Kadarese ne Cikel Historik Autobiografik Perandorak Politik Mitologjik Etnografik etj..
Mark Marku trajtoi vlerat emancipuese te kesaj letersie ne edukimin e lexuesit te ri. Sipas Markut kjo letersi kerkonte si kusht paraprak modelimin e lexuesit real qe kishte prodhuar letersia e meparshme dhe agresioni ideologjik komunist.


Raportin e autorit me diktaturen Tufa e permbledh shkurt ne intervisten per Shekullin.


Z. Tufa ju evidentoni disidence estetike ne vepren e Kadarese. fare tiparesh ka kjo forme kundervenie ndaj regjimit


Gjuha mjetet stilistikore kuptimore semiotike qe krijon vepra marrin nenkuptime te dyfishta provokative por gjithnje duke i mbetur besnike domenit me thelbesor gjuhes artistike dhe stilit. Ne nje evolucion te tille hap pas hapi artisti me kete shtegtim te gjuhes se vet artistike ku ka prekur lirine dhe gjuhen e dykuptimte e ka me te lehte te dale ne nje pozicion kundervenes te tille i cili eshte shume me efektiv sesa nje kendervenie e drejtperdrejt.


Po edhe kjo forme e drejtperdrejte e kundervenies ka ekzistuar te bashkekohesit e tij.
Ka pasur autore te cilet jane pushkatuar. Ne Shqiperi qe nga vitet 45 e deri ne renien e komunizmit cdo lloj kundervenie e tille pervecse eliminonte personin nuk lejonte komunikimin me lexuesin idete nuk qarkullonin.


Ndoshta disidenti me i madh ne kuptimin e kundervenies se prere neqoftese do ta llogaritim te mireqene Promemorien ka qene padyshim Kasem Trebeshina pa dyshim qe ka qene edhe Arshi Pipa qe kundervenien e ka pasur te hapur.


Pare nga kjo lartesi do te kishte qene teper e nevojshme leximi i vepres se Trebeshines Pipes apo Astrit Delvines.


Disidencen estetike une e vecoj nga disidenca e madhe e prere. Bashkimi Sovjetik disidentet e vet i burgoste dhe pastaj i debonte si kundershtare jashte kufijve. Kjo nuk ka qene e mundur te mendohej ne Shqiperi.


Ne krahasim me parimet e realizmit socialist qe duhej te respektonte gjuha e nje shkrimtari shqiptar ne ate periudhe cfare dhe si shmangte gjuha e Kadarese


Ai nderton nje stil autentik te mevetesishem nderton plane kuptimore alegorike. Kjo e mban vigjilent lexuesin elitar. Shembull konkret kemi Pallatin e endrrave. Me Tabir Sarajin e perandorise osmane autori krijon analogji qe - duken sheshazi - me Komitetin Qendror.
Mendoj se vlera emancipuese nepermjet provokacionit stilistik te vazhdueshem ka krijuar nje ansambel veprash qe me se pari kane kete elementin e disidences estetike.


Ai vazhdon te shkruaje lexuesi vazhdon ta ndjeke. fare ka ndryshuar ne keto raporte


Te gjithe biem dakord qe nje korpusi te veprave te Kadarese nuk i ka levizur presja prej fuqise artistike dhe atij elementi te estetizmit qe permenda. Kam parasysh romanet qe jane shkruar ndermjet viteve 1970-90 perfshi ketu edhe romanin e hershem Gjenerali i ushtrise se vdekur. Ai eshte zemreku i Kadarese te cilit i referohemi gjithnje e me shume. Pas viteve 90 per shumekend ka vlera te ndryshme qe shpesh relativizohen.


Por ne fund te fundit shkrimtarit nuk mund ti kerkojme gjithcka. Meqe fola per gjuhen impulset dhe tendosjen gjuha letrare e Kadarese i ka pikerisht nen diktature dhe ajo ka gjeneruar nje lloj beteje kundervenie te hapet provokim. Por ai eshte zemreku letrar i Ismail Kadarese qe e perfaqeson me se miri brenda dhe jashte vendit.


Mbasi ne jemi mesuar shume me letersine e tij dhe i kerkojme gjithmone te na sjelle ato rreqethjet qe nuk i harrojme me romanet Kronike ne gur Pallati i endrrave. Do te kuptojme qe ne kemi bere nje veteviktimizim edhe si lexues por duke viktimizuar edhe shkrimtarin sepse i kerkojme atij te njejtat rreqethje qe na shkaktonte ne kohen e diktatures. Nderkaq ai nuk gjendet perballe nje presioni dhe motivimi te tille.


Veprat jane organizuar ne cikle sic foli Shaban Sinani me perpara dhe tashme ato funksionojne si detaj arkitekturor per te permbushur vepren e tij. Por tendosjen dhe tallazitjen qe te jep konfrontimi provokimi rrjedhimisht nuk ka sesi ta kete.
Pastaj jeta e shkrimtarit ndryshon. Nuk mendoj as qe Garsia Markezi na habit me pas 100 vjet vetmi ose Kronike e nje vdekjeje te paralajmeruar.


shte rreziku i shfaqjes se shkrimtarit ne nje rreth monoton veprash kur e ka plotesuar planetin e vet. Imagjinoni sikur Lasgush Poradeci te kishte vazhduar te shkruante vellime te tjera si Ylli i Zemres. Nuk do ti shtonte ne thelb gje tjeter vetem sasi. Mirepo ne kete rast nuk ecet sipas logjikes se postulatit marksist qe shnderrimi i sasise kalon edhe ne cilesi. Letersia se ka kete tipar.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›