Skema e ekzekutimit të katër punonjësve të policisë
Madje, përdorte dy pistoleta dhe kishte një vigjilencë në maksimum. Gjithmonë ishte gati t‘i shpëtonte ndjekjes policore, e cila për hir të së vërtetës kishte gjashtë vjet që e ndiqte. Vendndodhja e tij ishte aksi Tiranë-Durrës. Qëndronte gjithmonë pas turmave.
Madje, banesat e tij ishin në zona të populluara, si në Tiranë dhe Durrës. Prokuroria e Krimeve të Rënda pas hetimeve të hollësishme, ka arritur të zbardhë skemën e ekzekutimit të katër punonjësve të policisë, ku ka rezultuar se "protagonisti" absolut në përplasjen e policisë ka qenë pa dyshim Dritan Dajti, një emër i njohur i drejtësisë shqiptare, pasi ka arritur të arratiset nga institucionet e vuajtjes së dënimit dhe ka mundur t‘u shpëtojë disa operacioneve për arrestimin e tij.
Lëvizjet e Dajtit
Sipas të dhënave konfidenciale mësohet se bashkëpunëtori më i ngushtë i Dajtit ka qenë kunati i tij, Ergest Xhaxhi. Është zbardhur plotësisht se kunati i Dritan Dajtit, ditën e ngjarjes, rreth mesditës ka ardhur në Tiranë. Hetuesit kanë arritur të zbardhin se Xhaxhi ka shkuar me automjetin e tij në afërsi të shkollës së mesme në Tiranë "Sami Frashëri".
Ka të dhëna operative se në këtë vend e priste pikërisht Dajti dhe të dy së bashku shkojnë e marrin "ushtarin" Ledion Mara. Më pas janë nisur drejt qytetit të Durrësit. Pas një qëndrese të vogël në këtë qytet, grupi është nisur drejt qytetit të Rrogozhinës për "punë".
Të arrestuarit kanë deklaruar se Dajti do të merrte ca vazo për lule, por "justifikimi: i tyre nuk është panair, pasi ka dyshime se grupi kriminal kishte një "punë" për të mbaruar. Pasi kanë marrë "pakon" nga Rrogozhina, tre personat janë kthyer në Durrës. Dajti donte të shkonte në apartamentin e tij, në afërsi të zonës "Iliria" dhe për këtë ka urdhëruar kunatin e tij që të shkonin në afërsi të banesës.
Fillimisht nuk kanë gjetur parkim dhe pas një xhiroje kanë parë një vend bosh afër banesës së Dajtit. Në këtë moment kanë parkuar dhe pas disa sekondash dikush e ka marrë në telefon Dritanin. Sipas dëshmive, ai u ka bërë me dije dy shoqëruesve të tij Mara dhe Xhaxhi të largoheshin, pasi do të priste mikun e tij.
Përplasja me policinë
Skema 1
Dritan Dajti ndodhej në sediljen e pasme të makinës në krah të djathtë së bashku me bashkëshorten e tij, në timon ndodhej Erges Xhaxhi, ndërsa në vendin e parë i afërmi i Dajtit, Ledion Mara.
Trupa policore e oficerëve sekretë afrohet me automjete me targa private dhe të huaja nga drejtime të ndryshme për të vënë në rrethim tuareg-un pa u vënë re. Asnjë nga policët në këto momente nuk ka të veshur antiplumb apo armë në dorë për shkak të mos pikasjes nga objektivi i tyre.
Skema 2
Sapo është afruar automjeti i policisë ne krahun ku ndodhej Dajti, ai ka qëlluar oficerin e parë të policisë në kokë i cili mbetet i vdekur në vend. Dajti ka qëlluar nga brenda automjetit, i cili ka xhama të zinj dhe askush nga policët nuk mund të dallonte nga se ç'po bënte ai.
Kundërpergjigja e policisë dhe vënia e antiplumbave ka zgjatur pak sekonda ndërsa janë ruajtur nga vija e zjarrit që hapi Dritan Dajti. Më pas është bërë edhe shkëmbimi i zjarrit ku ne vijë frontale është vrare Ledion Mara dhe ka mbetur i plagosur rëndë me tre plumba në trup Dritan Dajti.