E Diel, 1 Nëntor 2026

Fluks udhëtarësh në Kapshticë, shmangen radhët e gjata

Komandanti i policisë kufitare të Kapshticës, Dritan Shema tha se "edhe paraditja e sotme ka shënuar një fluks të madh udhëtarësh që vijnë nga Greqia, kryesisht emigrantë që kthehen për pushime në atdhe".       

"Për të përballuar këtë numër të madh udhëtarësh, policia kufitare në Kapshticë punon me 6 sportele për vendosjen e vulave hyrëse", bëri të ditur komandant Shema.

Sipas burimeve të policisë kufitare në këtë doganë, edhe pala greke po punon me korrektësi dhe shpejtësi gjatë kontrollit të udhëtarëve dhe kjo ka sjellë shmangien e radhëve në territorin doganor.

Fillimi i muajit gusht që përkon me pikun e sezonit të pushimeve regjistron një numër të madh udhëtarësh që kanë hyrë nga Shqipëria përmes Kapshticës. Sipas të dhënave të policisë kufitare, nga fillimi i muajit gusht kanë hyrë nga Greqia mbi 40 mijë persona, shifër kjo që pritet të shtohet deri në mesin e këtij muaji.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›