Dje, betimi i Sotomajor, gjykatësja e parë hispanike
Sonja Sotomajor, familja e saj
dhe miqtë, janë mbledhur dje
në Gjykatën Supreme, për të marrë
pjesë në betimin e saj si anëtarja e
parë hispanike e grupit dhe gjykatësja
e tij e 111-të. Ceremonia u drejtua
nga shefi i drejtësisë, John Robertd, i
cili ishte edhe personi që dëgjoi betimin
e Sotomajor dhe i uroi asaj punë
të mbarë në këtë detyrë shumë
të vështirë. Detyra e gjykatësit të
Gjykatës Supreme është respektimi
dhe mbrojtja e ligjeve të Kushtetutës
dhe anëtarët e kësaj gjykate, që
vendos për çështje madhore, që
janë të gjithë persona me shumë
reputacion në fushën ligjore, por
edhe me një emër të pastër. Ceremonia
u zhvillua pjesërisht private e
pjesërisht në publik. Kjo pjesë është
transmetuar edhe në televizionin
publik. Betimi i Sotomajor do të jetë
për një "miradministrim të drejtësisë,
në mënyrë të drejtë dhe pa mbajtur
anë", siç përshkruhet edhe në ligjin
federal 220-vjeçar. Të mërkurën e
ardhshme, Obama ka organizuar në
Shtëpinë e Bardhë një pritje të posaçme
për nder të saj. Sotomajor, 55
vjeç, ka qenë gjykatëse federale për
17 vjet me radhë. Presidenti Obama
e caktoi në maj që të zinte vendin e
një anëtari të gjykatës që u largua
për shkak të moshës së avancuar.
Kandidatura e saj u konfi rmua nga
Senati të enjten e kaluar.
dhe miqtë, janë mbledhur dje
në Gjykatën Supreme, për të marrë
pjesë në betimin e saj si anëtarja e
parë hispanike e grupit dhe gjykatësja
e tij e 111-të. Ceremonia u drejtua
nga shefi i drejtësisë, John Robertd, i
cili ishte edhe personi që dëgjoi betimin
e Sotomajor dhe i uroi asaj punë
të mbarë në këtë detyrë shumë
të vështirë. Detyra e gjykatësit të
Gjykatës Supreme është respektimi
dhe mbrojtja e ligjeve të Kushtetutës
dhe anëtarët e kësaj gjykate, që
vendos për çështje madhore, që
janë të gjithë persona me shumë
reputacion në fushën ligjore, por
edhe me një emër të pastër. Ceremonia
u zhvillua pjesërisht private e
pjesërisht në publik. Kjo pjesë është
transmetuar edhe në televizionin
publik. Betimi i Sotomajor do të jetë
për një "miradministrim të drejtësisë,
në mënyrë të drejtë dhe pa mbajtur
anë", siç përshkruhet edhe në ligjin
federal 220-vjeçar. Të mërkurën e
ardhshme, Obama ka organizuar në
Shtëpinë e Bardhë një pritje të posaçme
për nder të saj. Sotomajor, 55
vjeç, ka qenë gjykatëse federale për
17 vjet me radhë. Presidenti Obama
e caktoi në maj që të zinte vendin e
një anëtari të gjykatës që u largua
për shkak të moshës së avancuar.
Kandidatura e saj u konfi rmua nga
Senati të enjten e kaluar.