E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skema e re e arsimit, i ben nxenesit agresive

Shkollat 9-vjecare jane me te zbuluara ndaj sjelljeve akresive dhe dhunes se nxenesve. Pavaresisht se mund te ekzistoje pershtypja e shfaqjeve me te sheshta te ketyre sjelljeve mes nxenesve gjimnaziste, ne realitet vertetohet e kunderta. Sipas perfaqesuesve te arsimit, sjelljet e dhunshme jane me te shpeshta, ne arsimin baze, per vete faktin, se si arsim i detyrueshem, nxenesit shume pak i frikesohen faktit se mund te perjashtohen, po ashtu edhe ndeshkimet qe paraqet regullorja per kete hallke arsimore, jane me te buta. Sipas drejtorit te gjimnazit "Sami Frasheri", Jovan Kristiqi, kalimi i klasave te nenta ne arsimin baze e ka veshtiresuar kete situate. Pasi mosha 14-15 vjecare eshte shperthimi i sjelljeve adoleshte, gje e cila nuk mund t'i nenshtrohet dot nje rregulloreje me te zbutur sic eshte ajo e arsimit te deyruar. Nje pune tejet e veshtire me brezin e ri, u ngelet per te bere arsmitareve, te cilet pranojne rastet e dhunes mes nxenesve, apo edhe sjelljet agresive ndaj mesuesve ne klase e jashte saj. Arsimtaret pranojne se ne cdo kohe, e jo vetem ne vitet e tranzicionit, nxenesit e veshtire e problematik kane ekzistuar. Ajo qe ben dallimin mes se shkuares dhe aktualitetit, jane modelet qe tashme te rinjte kane mundesine t'i marrin shume lehte, e po ashtu qarkullimi i pakontrolluar i armeve.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›