E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nerva ne stervitjen e Juventusit

Rifillimi i stervitjes, pas barazimit 3-3 me Kievon pati shtese, edhe nje fjalim gati 10 minuta, qe e mbajti trajneri Klaudio Ranieri. Ne perballjen e trajnerit me lojtaret, mungonte Del Piero qe nuk i pelqeu zevendesimi te dielen, apo edhe Trezege dhe Grigera e Salihamoxhic, qe ishin te demtuar. Gjendja e tyre fizike, dhe se kur mund te kthehen ne fushe, do te vleresohet nga ana e stafit mjekesor. Aleks Del Piero hyri ne fushe, kur Ranieri kishte perfunduar fjalimin para ekipit. Megjithate, ka gjasa qe trajneri te kete diskutuar me pare me kapitenin, ne dhomat e zhveshjes. Ndryshe nga zakonisht, stervitja e Juventusit nuk ka pasur ritmin e zakonshem. Lojtaret e demtuar pritet te rikthehen shpejt, me perjashtim te Salihamixhic. Ky i fundit ndoshta duhet te prese sezonin tjeter, per te qene gati, sepse konfirmohet qe demtimi i fundit ka qene pak i rende.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›