E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

“Skema është e drejtë”/ Hado: Pensionet duhen rritur. Bonusi? Metodë e zgjedhur nga qeveria

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado thotë se skema e pensioneve në Shqipëri është e drejtë, por nënvizoi se pensionet duhen rritur.

Në emisionin “Bardh a Zi” në ABC News, Hado u shpreh se problemi i vetëm, është fakti që ka pak hyrje të të ardhurave nga kontribuesit, ndaj dhe pensionet janë të ulëta.

Sa i takon bonusit, Hado shtoi se është metodë e zgjedhur nga qeveria, që në momentin kur ka para në buxhet, u shpërndahet pensionistëve.

“Skema e pensioneve në Shqipëri, nuk është e ndryshme nga skemat e pensioneve që nga BE dhe vendet që na rrethojnë. Është e njëjta skemë, parim, i njëjti filozofi që funksionon. Për mua, më duket e drejtë. Problemi më i madh që ka sistemi i pensioneve në Shqipëri, ka të bëjë me atë që quhet mjaftueshmëri. Sistemi i pensioneve në Shqipëri është i dizenjuar perfekt, dhe ka të vetmin problem, që ka pak hyrje të të ardhurave dhe i kemi pensionet e ulëta. Pensionet duhen rritur, mundësia financiare e ISSH për të rritur pensionet, janë të ulëta. Qeveria ka zgjedhur metodë tjetër. Koncepti i bonusit, kur qeveria ka lekë, ua shpërndan familjeve vulnerabël. Edhe vjet është shpërndarë një bonus. Nuk po them se sistemi është i dështuar. Janë skemat private. Ne nuk jemi të dështuar, jemi skema kryesore që kemi zbutur varfërinë”, theksoi ai./abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›