ARRSH: Borë në Bogë, Theth, Hani i Hotit e Tamarë, qarkullimi me zinxhirë

TIRANË, 22 janar/ATSH/ Veriu i vendit është përfshirë nga moti i keq me temperatura të ulëta dhe reshje bore, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, kryesisht në akset rurale.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se gjatë natës ka pasur reshje bore në zonat Bogë, Theth, Hani i Hotit, Tamarë.
Sipas ARRSH-së, mjetet borëpastruese kanë vijuar punën në terren për pastrimin e rrugëve nga dëbora dhe shpërndarjen e kripës.
Qarkullimi kryhet pa probleme, por drejtuesit e mjeteve duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë, të pajisen me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në zonat malore me prezencë dëbore.
/a.f/r.e/